Kronikë

I dehur në timon, arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka

23 Dhjetor 2019, 18:31| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 19:21

  • Share

TIRANË - Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është vënë në pranga nga policia në kryeqytet, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Shqiptarja.com mëson se arrestimi i Gjokës është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin tip ‘Chevrolet” i dehur.

Shërbimet e policisë i kanë bërë test alkooli 60-vjeçarit, ku ka rezultuar se këngëtari i njohur kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara për të drejtuar automjetin, ku nga testi doli 0.66 mg/l.

Në këto kushte ai është vënë në pranga dhe është shoqëruar në komisariat nga patrulla e policisë së rendit, ku pritet që në vijim të dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORAn shehu: 24/12/2019 09:56

    Cfar arritje e policis shtetit hajde hajde

    Përgjigju
  • Somelieri: 24/12/2019 04:55

    E paskeni kap esell Aleksandrin. Kujt ja keni bo alkool testin rrobave?

    Përgjigju
  • Bobi: 23/12/2019 22:36

    Po mer legena keni arrestu ktiminelin me te rrezikshem ne bot...

    Përgjigju
  • Delinquenti: 23/12/2019 20:09

    Kjo % e alkolit per Sandrin eshte vetem sasia e alkolit te mjesit se è gjith dites duhet me heq ate presjen dhe me shenu nji 2 perpara masnej vjen presja me numrat nga mrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?