Kronikë

I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)

27 Mars, 11:19| Përditesimi: 27 Mars, 11:38

  • Share

Një 40-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë Arjan Rrokaj ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar

40-vjeçari do të ekstradohet drejt shtetit fqinj pas përfundimit të procedurave.

Operacioni u kodua “Operacionalja 35”.

Njoftimi i policisë:

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”. 

Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. 

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 27/03/2025 16:39

    Po kapini gjithe hallexhinjt e ja coni italise plere. Njerzit kan bere familje jan ne pun te tyre ju mereni me keta qe kan shite na nje gje te vogel te han buk dhe mbani keta qe vjedhin taksat dhe djersen tone. Late nam me keto arestime te shpifura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?