GJKKO ka vendosur sot sekuestrimin e pasurive të Veip Ormënajt, 47-vjeç, i dënuar në Belgjikë për trafik drogë. Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e bërë bnga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e ka regjistrimin procedimin pasuror ndaj Ormënajt më 23 shkurtin e kaluar.
Ormënajt dhe personave të lidhur më të i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe dy llogari bankare: Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh dhe depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.
8 apartamentet e sekuestruara janë:
Apartament me sipërfaqe 220.80m2
Apartament me sipërfaqe 216.50m2
Apartament me sipërfaqe 47.50m2
Apartament me sipërfaqe 44.30m2
Apartament me sipërfaqe 48.m2
Apartament me sipërfaqe 58.70 m2
Apartament me sipërfaqe 46.30.m2
Apartament me sipërfaqe 93.m2
SPAK thotë se Veip Ormënaj është dënuar në Belgjikë dhe nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.
GJKKO ka vendosur sot konfiskimin dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive në zotërim të Arian Plaku, me banim në Durrës. Është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 200 m², ndodhur në lagjen nr.1, rruga “Taulantia” si dhe një automjet i markës Chrysler, modeli Sebring,
Për administrimin e pasurive të konfiskuara është ngarkuar Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
Arian Plaku është një personazh i njohur për policinë, i arrestuar më herët për prodhim dhe shitje droge, i dënuar për të njëjtën vepër penale. Arian Plaku gjatë vitit 2020 ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Ai është arrestuar në vitin 2014 bashkë me tre persona të tjerë, të cilët tentuan të trafikojnë lëndë narkotike heroinë në drejtim të Kroacisë.