Turku i akuzuar për trafik droge mbi 10 milionë euro në Evropë me pasuri në Shqipëri! SPAK i sekuestron 3 kompani, ullishtën dhe 2 makina

5 Prill 2023, 13:07| Përditesimi: 5 Prill 2023, 16:23

  • Share

SPAK i sekuestron pasurinë turkut, Ramazan Keskin, kreu i një bande kriminale trafiku droge! Ka fituar mbi 10 milionë euro! Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se GJKKO ka pranuar kërkesën e saj për të sekuestruar pronat në Shqipëri të turkut Ramazan Keskin, i dënuar për trafik droge në Gjermani e Holandë.

SPAK thotë se e ka nisur procedimin disiplinor në janar të këtij vitit dhe rezulton se Keskin është kreu i një organizate kriminale e cila ka si aktivitet kriminal trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

“Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi R. K. është kreu i një organizate kriminale e cila ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit ‘’Heroinë’’ dhe ‘’Kokainë’’ në Roterdam, Holandë e në Gjermani, ku bëhej grumbullimi e përpunimi i lendës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën. Gjithashtu shtetasi R. K. si kreu i kësaj organizate kriminale nëpërmjet korrierëve të ndryshëm ka transportuar nga Gjermania në Turqi mbi 10 (dhjetë) milion euro, të cilat janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ramazan Keskin ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një = shqiptare, ndërkohë që ka investuar shuma të konsiderueshme në Shqipëri.

“Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit R. K., rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale”, njofton SPAK.

Për këtë arsye është vendosur sekuestrimi i pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”; Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777; Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB si dhe 25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk; 50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk; 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ”;  Vendimi tashmë është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Kompanitë ku aksionet e Keskin janë sekuestruar
Firma “GLOBAL LEADER IN SPORT, të cilës i janë sekuestruar 25% të aksioneve të turkut Ramazan Keskin merret me organizimin e eventeve sportive duke përfshirë: Vendosja ose ngritja e skenave për eventet e futbollit; Rekrutime të personelit në lidhje me ndeshjet që do të zhvillohen kudo; Blerje të veshjeve sportive; Blerja e biletave të avionit; Rezervimi i hoteleve. Shitja e biletave të futbollit etj. Shoqëria do të ketë si objekt organizimin e eventeve të futboollit në Shqipëri dhe mbarë botën në rang ndërkombëtar si: Ftesën për pjesmarrjen e legjendave të futbollit në evente sportive të organizuar nga vetë shoqëria etj.

Kompania REALIZ, që i janë sekuestruar 50% të aksioneve të turkut Keskin, ka si objekt të aktivitetit shftytëzimin e minerale të grupit të ndërtimit dhe metalor. Ushtrimi i aktivitetit te shfrytëzimit minerar për mineralin Traktolit, import – eksport; Shfrytëzim i burimeve natyrore te tokës dhe nëntokës te burimeve natyrore, gjeometrike etj .

Ndërsa KESKINDAG ka si objekt të aktivitetit restorant, Bar, Kafe, sherbime te kateringut.

“Të hapë restorante, ti manaxhoje ato, ti jape me qira. Tregtim me shumice dhe pakice te artikujve industrial, ushqimor, bujqësor, detar, ndërtim etj. Prodhim dhe tregtim me shumice e pakice te artikujve tregtar, konfeksione, tekstil për llogari te vet dhe për tw tretw. Ndërtime civil, industrial, infrakstrukture. Shit-blerje me pakice dhe shumicë te çdo artikulli tregtar qe mund te tregtohet brenda legjislacionit Shqiptar”.

 

Një nga ekstraktet e biznesit ku Ramazan Keskin është ortak

 

 

Një nga ekstraktet e biznesit ku Ramazan Keskin është ortak

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ekstrakti i biznesit

K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?