Kronikë

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari në Vlorë (EMRI)

20 Korrik 2024, 11:24| Përditesimi: 20 Korrik 2024, 11:42

  • Share

Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë, është arrestuar nga policia e Vlorës.

58-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit ‘Prust’, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

‘Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë. 

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.’- njofton policia.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?