Komisioni i Këshilli të Lartë Gjyqësor miratoi sot kërkesën për mbrojtje të posaçme për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi.
Mbrojtja, me vendim të këshillit do të jetë për 3 muaj, me të drejtë rishikimi nëse situata vijon të mbetet e rrezikshme për gjyqtaren.
Në drejtim të Këlliçit, persona ende të paidentifikuar, me shkrim dore e kërcënuan me fjalët: "Keni dy fëmijë dhe mendoni për ta. Si mund të rroni ju e jo ata e kjo është e VERTETË - Me respekt!"
Referuar kësaj përmbajtje të letrës së ardhur në drejtim të Gjykatëses së Tiranës, e alarmuar ajo vuri në dijeni KLGJ-në dy ditë më parë në kërkesën e marrjes së mbrojtjes së menjëhershme, për të dhe familjarët.
Në kërkesën e saj gjyqtarja tregon se veç letrës, është vënë në dijeni nga kancelari i kësaj gjykate që kundrejt saj ka pasur një kërcënim me jetë.
Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time “ thuhej ne letrën që ajo i ka dërguar KLGJ-së. 'Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”, vijoi me tej gjyqtarja.