I dha vulën e PD-së Berishës, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri! S'justifikon 93 mln lekë pasuri

19 Prill, 09:48| Përditesimi: 19 Prill, 17:54

  • Share

TIRANE- 93 milionë lekë të reja, ose 930 milionë lekë të vjetra, të pajustifikuara kanë bërë që Agron Zhukri, gjyqtari që njohu Kuvendin e Berishës në luftën e brendshme të PD, të shkarkohet sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Emri i Zhukrit u lakua në në marsin e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë Sali Berishës e grupit të Rithemelimit ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, i për njëanshmëri dhe mos respektim të procedurave dhe u rikthyer çështja për shqyrtim në shkallë të parë. Por një vendim i Gjykatës së Lartë dhjetorin e vitit 2023 e riktheu sërish çështjen në Apel ku aktualisht ndodhet, për të marrë një vendim përfundimtar se kujt do t’i takojë vula e Partisë Demokratike. 

Vetë Zhukri sot nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme ku u lexua vendimi nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen i cili kreu dhe procesin e vetingut, por u përfaqësua nga djali i tij. 

Në seancën e dëgjimore që u mbjat më 17 prill Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve. Seanca dëgjimore zgjati rreth 5 orë e gjysmë. Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar një pamundësi në shumën 21 milionë lekë për periudhën para vitit 2003 dhe 72 milionë lekë për vitet në vijim,  një total prej 930 milionë lekësh.

Pasurite e pajustifikuara
Sipas KPK Zhukri nuk ka deklaruar pasuri ndërsa të gjitha janë të regjistruara në emër të bashkëshortes së tij. Një shtëpi e rikonstruktuar 24 milionë lekë në vitin 1996; një shtesë tjetër në vitin 2006; një investim tjetër në vitin 2003 kur ka blerë së bashku me një shoqëri një pasuri banesë + truall në masën 44 milionë lekë; një investim i një shumë të vogël prej rreth 22 milionë lekësh që do të sillte përfitimin e një vlere rreth 260 milionë lekë, 13 herë më të madhe, ndërkohë që investimi do të duhet të ishte 70 mijë euro; blerja e një apartamenti në Qerret, kur ka rezultuar me bilanc negativ në masën rreth 110 milionë lekë; blerja e 2 apartamenteve të Tiranë për 280 mijë euro, janë konsideruar disa prej pasurive të pajustifikuara nga treshja e gjyqtarëve të KPK.

 Karriera e Zhukrit
Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Zhukri është raportuar se ka pasur lidhje të hershme me ish Kryeministrin Berisha. Ai ka dalë në pah si ndihmës gjyqtar në procesin e famshëm të gjykimit të të akuzuarave për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, orkestruar nga Sali Berisha, për të cilin Berisha as nuk u mor në pyetje. Bashkëshortja e gjyqtarit, Rezarta Zhukri, ka qenë financiare pranë gazetës Rilindja Demokratike, organ në duart e Berishës. Më pas ajo ka qenë sekretare personale e Sali Berishës dhe më pas shefe e administratës. Ndërsa në procesin për vulën e PD ai është akuzuar si i njëanshëm nga vetë ish Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, tani në krah të ish Kryeministrit, që e akuzonte Zhukrin për takime me përfaqësues të Berishës para seancës gjyqësore.

Foto: Trupi gjykues i KPK që shqyrtoi dosjen e Agron Zhukrit, gjyqtari i përfaqësua nga djali i tij avokat. 

Lajmi ne perditesim

Ora 10:48
U shkarkua nga KPK, kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës! Nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Gjatë procesit të vlerësimit, Zhukrit iu konstatuan pamundësi financiare të familjes për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.

Por kush është Agron Zhukri, gjyqtari emri të cilit u lakua kur i dha vulën Rithemelimit të Sali Berishës?

Gjyqtari Agron Zhuri është 58 vjeç dhe ka lindur në Tiranë.  Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Arsimimi i tij dhe mënyra se si u katapultua në drejtësi mbetet një mister. Në rrethet e gjyqësorit dhe politikës flitet se Zhukri ka qenë shofer pranë Gazetës Rilindja Demokratike, Partisë Demokratike në vitin 1991 dhe më pas pranë ambasadave, pas ardhjes së PD-së në pushtet. Gjithsesi, në formularin e dekriminalizimit, Zhuri deklaron se në periudhën dhjetor 1992 deri në qershor 1994 ka qëndruar në Itali, si punonjës pranë Ambasadës Shqiptare në Romë, por e specifikuar punën që bënte.

Ndërkaq, bashkëshortja e gjyqtarit Agron Zhuri, Rezarta Zhukri, ka qenë financiare pranë gazetës Rilindja Demokratike, organ në duart e Berishës. Zonja Rezarta Zhukri ka qenë sekretare personale e Sali Berishës dhe më pas shefe e administratës, fakt i pranuar edhe nga vetë gjyqtari. Ishin pikërisht këto lidhje, për të cilat gjyqtari kërkoi që të mos shqyrtonte çështjen e legjitimitetit apo jo të Kuvendit dhe statutit paralel të PD-së, por që kërkesa e tij nuk u miratua nga kryetari i Gjykatës së Tiranës.

Misteri i katapultimit në drejtësi

Në këto rrethana ngrihen dyshime për një ndikim të mundshëm të Berishës për të bërë gjyqtar Agron Zhuri, për t’i shërbyer më pas. Nuk dihet me saktësi se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’, por ai nisi të shfaqej fillimisht si ndihmës gjyqtar dhe më pas si gjyqtar.

Zhukri doli në pah si ndihmës gjyqtar në procesin e famshëm të gjykimit të të akuzuarave për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, orkestruar nga Sali Berisha. Ashtu si në shumë ngjarje të tjera të rënda, edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 u dënuan vetëm zbatuesit, ndërsa orkestruesit i shpëtuan përgjegjësisë penale.

Pasuria

Më shumë se sa për vendime, Zhukri është lakuar për pasurinë. Në vitin 2003, gjyqtari deklaron një shtëpi të ndërtuar në vitet ’90 me vlerë 3 milionë lekë, kthyer më pas në ambiente zyre për biznesin e bashkëshortes, si agjenci udhëtimi dhe sigurimesh, me vlerë investimi 2 milionë lekë.

Nga viti 2006 deri në vitin 2018, bashkëshortja e gjyqtarit Rezarta Zhukri deklaron rreth 2 milionë USD të ardhura nga biznesi i agjencisë së udhëtimit dhe sigurimeve.

Nëse në vitet 2003, 2004 dhe 2005, të ardhurat e bashkëshortes Rezarta Zhukri janë të papërfillshme, befas në vitin 2006 deklaron 130 mijë euro të ardhura, në vitin 2007 deklaron 65 mijë euro, në vitin 2008 rreth 75 mijë euro, në 2009 rreth 32 mijë euro, në 2010 deklaron 5.8 milionë lekë, 7.1 milionë lekë në 2011, 8.5 milionë lekë në 2012 dhe 8 milionë në 2013. Në vitin 2014, Rezarta Zhukri deklaron 19.8 milionë lekë ose rreth 200 mijë USD të ardhura, 10 milionë lekë në 2015 dhe 11 milionë lekë në 2016. Në 2017 deklaron 49 895 099 ose rreth 500 mijë USD dhe rreth 420 mijë USD në vitin 2018.

Në vitin 2006, gjyqtari deklaron blerjen e dy apartamente me vlerë 280 mijë euro si dhe një makinë Volsvagen Classic me vlerë 43 mijë euro, makinë kjo për bashkëshorten. Në vitin 2006, deklarohet edhe shitja një apartamenti ndërtuar mbi truallin e familjes, me vlerë 30 mijë euro, si dhe 30 mijë euro të ardhura nga investimi në ndërtim. Ndërkaq, dy apartamentet i jep me qira, ku deklaron deri në 21 mijë euro të ardhura në vit. Por, nga ana tjetër, deri në 13 mijë euro në vit i shpenzojnë për shkollimin e djalit.

Në vitin 2017 gjyqtari Agron Zhukri deklaron një kontratë si përfitues i një sipërfaqeje ndërtimi si pronar i truallit ku po ndërtohet një pallat. Në vitin 2018, deklaron rreth 48 mijë USD nga qiratë, rreth 15 mijë USD pagën e bashkëshortes përveç 420 mijë USD të ardhura nga biznesi, rreth 16 mijë USD të ardhura nga aktiviteti privat i djalit, si dhe pagën e tij si gjyqtar 1.3 milionë lekë ose rreth 13 mijë USD.

Zhukri i dha vulën Berishës, Gjykata e Lartë e ktheu sërish në Apel

Në mars 2022 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri i dha të drejtë grupit të Rithemelimit për të regjistruar ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të cilin e konsideroi të ligjshëm. Pas sagës nëpër dyert e drejtësisë, Gjykata e Lartë me një vendim të 27 dhjetorit riktheu cështjen sërish në apel dhe detyroi që të marrë një vendim.

Apeli detyrohet që të shprehet nëse vendimi i Agron Zhukrit është i drejtë apo i gabuar, nëse Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor 2021 është i pavlefshëm apo jo.  Nëse vendimi i gjyqtarit të Tiranës Zhukri do të mbetej në fuqi, atëherë vula do të shkojë tek Berisha, në do të rrëzohet në Apel Partia Demokratike i mbetet Lulzim Bashës.

Kërcënimi

Grupi i Sali Berishës shtoi presionet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, për të shpallur si të ligjshëm statutin paralel të Berishës, me qëllim për të marrë PD-në. Bujar Nishani, i pyetur disa javë më parë se çfarë do të ndodhë nëse gjyqtari nuk pranon statutin paralel të Berishës, Nishani tha në mars 2022 do të krijonte destabilitet.

“Gjykata nuk mund të marrë një vendim se kush do ta ketë PD-në. Gjykata vetëm reflekton ndryshimet më të fundit të statutit. Nëse gjykata do të vendosë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ky është problem i gjykatës. Si do ta marrë me dokumente false? Nëse në këtë vend ka koka të nxehta, të cilat kërkojë të imponojnë vullnetin e mijëra njerëzve mbi dokumente të falsifikuara dhe të projektojnë destabilitet... nëse dikujt i merr koka erë dhe nuk njeh këtë realitet, atëherë në qafë pastë veten”, tha Nishani.

Pretendimi i Bardhit për takim sekret paraprak

Ndërkohë, Gazment Bardhi, i cili tashmë ka kaluar në radhët e Berishës, kishte sulmuar Zhukrin se ka pasur një takim me një përfaqësues të Berishës para se të caktonte datën për seancën gjyqësore.

“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pa pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaz”, tha Bardhi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/04/2024 00:43

    93 milion leke e prape si shofer duket! Pas 15 vjetesh kur te mbaroje afati i perjashtimit,se aq eshte ne mos gaboj,prape ka per t'u rikthyer, se i ri eshte.

    Përgjigju
  • Mario: 19/04/2024 16:05

    Perse nuk i merret pasuria, nqs nuk e justifikon si shume te tjerve?

    Përgjigju
    • @mario: 19/04/2024 18:50

      Po me ca te merret SPAK parë e më parë, mbytur me dosje te nderlikuara, aq vete jane. Kaq popull i vogel dhe sa shume.korrupsion e krim

  • Deni: 19/04/2024 12:16

    Po mire,nga gjithe ky llum i ketij llumit,ato leket e pajuatifikuara do ti konfiskohen?

    Përgjigju
  • populli: 19/04/2024 11:05

    PRINCI I ANGLISE KY TIPI QE KERKUSH NUK DIN GJE NE LIDHJE ME SHKOLLIMIN E TIJ?! SEKRETI MODH PER TE PA DOSJEN NE KLD, KLP...?! ZOT NA RUAJ !

    Përgjigju
  • Stela: 19/04/2024 10:22

    I duhet konfiskuar pasuria e pajustifikuar dhe hetuar per korrupsion dhe jo vetem te shkarkohet.

    Përgjigju
  • Ermir: 19/04/2024 10:16

    Kete duhet ta kishit nxjerre te parin ne vetting o maskarenj se nga shofer u be gjyqtar me kursin e plepave. Njeriu me i korruptuar dhe me i urryer i sistemi e late te shinte edhe nja pese vjet pasi filloi vettingu se e ka shtyre duke paguar plehra. Llumi i llumit! E dine njerezit e shkrete se cfare u ka bere ky palaco.

    Përgjigju
    • Hidherimi: 20/04/2024 14:06

      O Gezim Boshi, ka bere " ndere" me pronat e babait apo te motres te tij? Cfare eshte kjo llogjike bastarde? Nuk ka dhene drejtesi pisi ky eshte problemi. Nese do jepte drejtesi ti gezonte edhe parate e justifikuara. Por nje injorant ish barkthare normale qe ka mbeshtetjen e bastardeve si ty. Drejtesia e re po duket me zi se e vjetra por te pakten te kete ndeshkime ekzemplare per keta horra.

    • Gezimi: 20/04/2024 08:11

      O po mire ai që nga shofer u be gjyqtar po ti zotrote ça u bërë apo spiun si yt atë. Ai ka bërë ndere dhe ka qenë babaxhan. Ty o Ermir mesa po shof s'ta paska dhënë gjyqin. Hajt shëndet se do t'a japë drejtësia re

    • @Ermir: 19/04/2024 17:03

      Mesa di, vetingu behet me short, jo me paramendim kush eshte i korruptuar.

  • Pak: 19/04/2024 10:06

    Asnje deshperim dhe pak e cudicme i gezuar nje hajdut dhe abuzuese i ligjit mjere drejtesia me kete lloje mostre nje idiot me pak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?