Ne foto: Ne krah të djathtë Pëllumb Petritaj

I doli emri tek emisioni i “RAI3”, flet Petritaj: Dy kontratat e dhurimit s’kanë asgjë kriminale

1 Maj, 15:46| Përditesimi: 1 Maj, 15:51

  • Share

Pëllumb Petritaj, njeriu i lançuar në emisionin “Report” në televizionin italian “RAI 3”, si firmëtar në një kontratë dhurimi të një sipërfaqe toke në Zvërnec të Vlorës tek fondacioni Italian “Eftimiadi”, ka vendosur të thyejë heshtjen disa vjeçare e të sqarojë sipas tij, të vërtetën e asaj kontrate dhurimi, që siç thotë ai herë pas herë lançohet si kriminale në televizionet italiane por dhe në mediat shqiptare.

I kontaktuar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, Petritaj thotë se dy kontratat noteriale të dhurimit nuk kanë asnjë prapaskenë kriminale apo benefit politik, por kanë lindur si një detyrim që familja Shehu, ja kishte familjes Eftimiadi, për shkak të një mbivendosje toke e cila ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe kjo pronë ishte zhvilluar duke u ndërtuar pallate.

Petritaj është njëri nga firmëtarët e këtyre kontratave dhe në këto dokumente ka përfaqësuar vullnetin juridik të Artur Shehut, për të dhuruar pjesët takuese, fondacionit italian, që zotërohej nga Luka Eftimiadi.

Përfaqësuesi ligjor i kësaj familje në Shqipëri dhe Itali, ka qenë avokati Ëngjëll Agaçi, që sot shërben si sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave dhe sipas Petritaj nuk kishte asnjë prapavijë politike në atë kohë.

“...në vitin 2009 fondacioni “Eftimiadi” kërkonte pronat e tij në Shqipëri dhe kishin konstatuar një seri problematikash. Ky fondacion kontaktoi përmes avokatit, të ndjerin Ramiz Shehu (babai i Artur Shehu) i cili i adresoj te unë si përfaqësuesi i tyre ligjor. Kishte lindur një problem ndërmjet pronave të familjes “Eftimiadi” dhe asaj “Shehu”. Me pak fjalë në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku dy familjet e nderuara trashëgonin sipërfaqe toke dhe kishin qenë më parë komshinj mes njëra-tjetrës, ishte bërë një mbivendosje prone, ku fondacioni kishte pretendimet e veta gjithashtu edhe familja Shehu, e cila e zotëronte ligjërisht si pronë. Pasi u konsultova me Ramiz Shehun vendosem që këtë konflikt interesash mos ta zgjidhnim në rrugë gjyqësore por në një marrëveshje midis palëve, me qëllim të shmangnim dhe kalvarin e proceseve gjyqësore...”-thotë për “Ora News” Pëllumb Petritaj.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 01/05/2024 16:39

    I lindi ne zemër me i fal tokë, yahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaahhahaahahahahahah

    Përgjigju
  • Labi: 01/05/2024 16:35

    Mashtrus eshte ka 20 vjet qe vjedh pronat e vlonjtve ky qe e ka djali goxha zonje

    Përgjigju
  • Ergys Alushi: 01/05/2024 16:26

    O Pume, kur bere 5 vite burg ne Itali per drogen e Tur Shehut, Agacin kishe avokat?

    Përgjigju
    • gjergji: 02/05/2024 09:58

      Ergys:Avoketrit duhet te mprojne ne gjygje te gjithe trafikantet,keqberesit,kriminelet hajdutet,te gjithe "horat edhe edepsyzet",por edhe njerezit e ndershem perball gjykateve.Kjo eshte detyra kryesore e avokatures. .

  • Shehu: 01/05/2024 15:56

    Hahahahahhahahaha mos fol me o Pullum mashtruesi se do plasi muti sheshit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?