VLORË - Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024.
41-vjeçari nga Vlora, u kap në një hotel në Orikum nga Forcat Operacionale, në një operacion të drejtuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Flodian Plakut i janë gjetur me vete 2 armë zjarri, të cilat janë sekuestruar.
Po ashtu, mesohet se gjatë operacionit janë ndaluar 6 të tjerë, si dhe është vënë në pranga edhe 44-vjeçari si Julian Aliaj. Ky i fundit është arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku. i cili po ashtu u arrestua asokohe për të njëjtin krim. Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi e Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës "arrest në burg" lëshuar ndaj tij nën akuzë si një nga tre autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.
Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.
Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqarajn - alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari - 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi e u larguan me një tjetër mjet.
Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e të dyshuarve për vrasjen e Gentjan Bejtjas,
Flodian Plaku, me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), i arrestuar sot pas një kohe të gjatë në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars 2024, në oborrin e banesës së tij, në Larshk të Fushë Krujës, njihet edhe me nofkën "Pole Qorri" dhe rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë.
Flodian Serjani, është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë dhe njihet si kreu i organizatës kriminale të trafikur të drogës.
Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences.
Gjithashtu, Flodian Plaku është proceduar nga OFL për pasuritë e paligjshme katër vite më parë, po në kuadrin e Ligjit Antimafia dhe dosjes italiane.
Komente

Pushime te bukura ne Vlore,tjetri shkon me familjen ne Hotel dhe ne dhomen ngjitur ka nje vrases me dy pistoleta ne dhome... Ky quhet lux i vertet ku vetem ne Shqiperi mund ta gjesh. Shqiperi te kam d*jer nuk te morra vesh njehere!
Përgjigjudjal j mir pole çami sdi te ket vrarrd e prer njeri llafe janne ,,e kemi pas shok kemi ngren kemi pir me te po prap sm mbushet mendjia,,nejse cunsat t shikojn hallet e tyre se qenka keq ky mhb u jan qepur me buk n traste,,dhe nj gj t fundjt kishja une ju çamet e pusmezinit dhe ju te ambulanxes dilni nga foleja ku jeni futur se po shuheni 1nga1
Përgjigjunuk e zgjasin kerkimin shum kerrmat nasho qorri çamet qe thua ti jan gjall e shendosh e mir te gjjth me doqen ne krye qe ju ka ber juve mos dini ku t veni po ju jeni mesuar te keni shtetin me vete se ndryshe e dini ca ju gjen tik tak tik tak
Per infon tende dhe te ndonje tjetri z. Labi, e nxorri gjykata italiane. Keshtu qe beni mire qe komentet ti evitoni. Gjithe te mirat
PërgjigjuU arrestua ne vitin 2019 ne Vlore per trafik narkotikesh, pas pak vitesh ben vrasje ?!, A merret ndonje institucion, kush e liroi trafikantin?? Apo çe do
PërgjigjuPaskan qen krer organizate te gjitha ketu ne Shqiperi... Edhe U KAPEN TE GJITHE MBASI KAN BER VRASJE!?SHum e habitshme fare. Te kishte institucione nuk shkonin kaq larg keto lloj kreresh organizatash. Cdo gje po shkon per dreq ne Shqiperi. Cdo gje.