Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit. Bëhet me dije se ai është pikasur nga gardiantët teksa ka tentuar të varte veten, të cilët e kanë ndërhyrë në kohë. Selmanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.
Bullari u gjet i vdekur në një makinë tip 'Fiat Punto, i qëlluar me tre plumba nga pasagjeri. Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.
Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.
Shiku i ngusht i armando arixhiut keta te dy ja pergjejs per gjith kaponjt e pulat elaberia vrashe me paramendim
PërgjigjuBen kote ai legen. Ai esh rq.
PërgjigjuPse e ndaluat? Shpresoj ta provoje perseri, apo medemek pendim i thelle ;)
Përgjigju