Samanta Vitaj
E fejuara e 27-vjeçarit Kristian Fusha, S. Vitaj mësohet se ka vrarë veten. Report Tv mëson se dyshohet se e reja vetëm 17 vjeç përdori fostoksinë.
Kristian Fusha ka vjedhur kasafortat e E. Vitajt e cila jetonte në Tiranë, motrës së të fejuares së ndjerë. Mësohet se familja e Samanta Vitajt nga Malësi e madhe nuk ishte dakord me lidhjen e saj me 27-vjeçarin.
Nuk dihet nëse akti i 17-vjeçares lidhet me konfirmimin se 27-vjeçari kreu vjedhjen në shtëpinë e motrës së saj.
Lajmi kryesor:
‘Skifteri’ i familjes vodhi kasafortën e kunatës në Tiranë, thellohet tragjedia, e fejuara e 27 vjeçarit vret veten
D.GJ//ReportTv.al