Rey Manaj dhe festa pas golit

Sport

I 'ftohtë akull', Rey Manaj shënon golin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

31 Gusht, 18:24| Përditesimi: 31 Gusht, 18:26

  • Share

Fujairah, Emiratet e Bashkuara Arabe - Rey Manaj ka treguar potencialin e tij duke shënuar golin e parë me Al Sharjah, ekipin e ri ku kaloi në verë. Për 1/8 e Kupës së Emiratave të Bashkuara Arabe, Manaj ndëshkoi Dibba Al Fujairah.

Duhej minuta e 22-të që miqtë të fitonin një penallti, kjo kthyer në gol nga lushnjari. I "ftohtë akull" para portës, Manaj nuk gaboi dhe gjeti golin duke i dhënë epërsinë të tijve.

Kujtojmë se ai la Sivasspor në Turqi dhe u bashkua me Al Sharjah. Sulmuesi është pjesë e listës së Sylvinhos dhe nesër do bashkohet me Kombëtaren në Malaga. Shqipëria luan më 4 shtator miqësoren kundër Gjibraltarit dhe më 9 shtator ndeshjen kualifikuese për Grupin K të Kupës së Botës kundër Letonisë në Tiranë.

Veç Manaj, këtë fundjavë te goli dolën edhe Mirlind Daku dhe Myrto Uzuni.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • bobi: 31/08/2025 20:17

    Mos na e zini me goj ket deshtak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?