Me datë 22 maj në Komunën e Parisit dy persona, Donald Hoxha 27 vjeç dhe Gentian Kane 44 vjeç, i grabitën 200 milionë lekë dhe 50 mijë franga shtetasit F. B në makinën e tij tip 'Range Rover'. Nga burime të Report TV mësohet se 'viktima' në këtë rast është Flamur Behi, pronar i shumë fabrikave dhe bizneseve, ndër të tjera edhe i një fabrike cigaresh.
Më saktësisht ai merret me import, eksport, tregtim cigaresh dhe artikujsh të ndryshme. Sakaq Behi rezulton edhe pronar i kompanive të ndërtimit, që mund të përfitoj fonde publike dhe jo publike të objekteve shumë të rëndësishme si rrugëve, urave, tuneleve e veprave të artit.
Ekstrakti i biznesit në QKR
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Biznesmeni lëviz me 250 mln lekë! Ia vjedhin nga 'Range Rover' sa futet në qendër tregtare! Kapen autorët (VIDEO-Kamerat e sigurisë)
Ne.k.//ReportTv.al