Vangjel Tavo

I hapet rruga betimit të Vangjel Tavos, nesër KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës

11 Shtator, 10:16| Përditesimi: 11 Shtator, 10:20

  • Share

TRANË- Pasi opozita humbi betejën edhe në Kolegjin Zgjedhor, Vangjel Tavos do t’i jepet zyrtarisht mandati si kryebashkiak i Himarës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet nesër në orën 10:30 për t’i dhënë mandatin Tavos, duke i hapur kështu rrugë betimit në Këshillin Bashkiak.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 12 shtator 2024, ora 10:30. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”, njofton KQZ.

Si KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor certifikuan zgjedhjet në Himarë, duke vlerësuar se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.

Në zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Vangjel Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?