Juventusit iu hoqën 15 pikë nga renditja e kampionatit aktual për shkak të mashtrimit financiar. Gazetari sportive Tami Kona në një lidhje me emisionin “Shtypi I Ditës dhe Ju” në Report Tv e cilësoi si “bombë” këtë vendim të drejtësisë sportive në Itali. Ai tha se dënimi duhet të ishte më I ashpër dhe se bardhezinjtë u ‘përkëdhelën’ me heqjen e vetëm 15 pikëve.
“Është një bombë që dëmton imazhin e futbollit. Bëhet fjalë për një nga kampionatet më të rëndësishme në botë. Ndërkohë edhe për Shqipërinë është një lajm shumë i keq duke qenë se Juventus ka shumë ndjekës. Është e pafalshme për drejtuesit e Juventusit që duke pasur parasysh atë që ndodhi me ‘Calciopoli’ të gjendjen sërish në të njëjtën situiatë. Përgjimet kanë treguar që bëhet fjalë për shifra marrëmendëse”, tha Kona.
Sipas tij bëhet fjalë për një nga skuadrat më të mira në botë dhe kjo nuk mund të falet. Duke folur për situatën në futbollin shqiptar Kona sqaroi se klubet në vend kanë probleme të mëdha financiare.
Gjykata sportive në Itali vendi mbrëmë mbi çështjen për plusvalencat e rreme të Juventusit, duke sjellë edhe dënimin e këtij ekipi. Dënimi ka shkuar përtej kërkesës sa prokurorit i cili kishte kërkuar -9 pikë më renditje për sezonin aktual, por tani do jenë -15 pikë në renditje, që do të thotë se Juventuri do ta ketë shumë të vështirë të arrijë objektivat sportive. Gjyakat sportive vendosi që të përjashtojë klubet te tjera që ishin pjesë e kesaj çështje duke dënuar vetëm Juventusin, që aktualisht renditet e treta në Seria A.
36 herë kampionët e Seria A akuzohen se në sezonin 2019-2020 kanë manipuluar bilancet në mënyrë që klubi të vazhdojë të përfaqësohet në kampionat dhe Kupat e Europës. Këtu dyshohet për shtimin e vlerës së kartonit të futbollistëve, uljen në disa raste të tjera apo deklarime të rreme pagash.
Ceshte ky gazekar qe hiqet si profesionist dhe flet si tifoz. Qe nga emri duket qe eshte fshatar. Ytqr
Përgjigju