Foto ilustruese

I hodhën fishekzjarre në banesë dhe me pas dhunuan një person, vihen nën hetim tre të rinj në Sarandë

18 Shtator 2023, 17:14| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 17:36

  • Share

Tre të rinj nga Saranda janë vënë nën hetim nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur fishekzjarre në oborrin e një banese në  Konsipol, pronarin e së cilës e kanë kanosur dhe goditur me grushte më pas.   

Xh. P., 19 vjeç, E. B., 19 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, të tre banues në Konispol, janë vënë nën hetim nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur lëndë piroteknike (fishekzjarre), në oborrin e banesës së M. A., në Konsipol, të cilin më pas e kanë kanosur dhe e kanë goditur me grushte.

Po ashtu efektivë të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim S. M., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shkop, dy 15-vjeçarë. 

Ndërsa Policia  Rrugore Vlorë arrestoi një  60-vjeçar me iniciale D.M , banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po ashtu u arrestuan L. K., 39 vjeç dhe E. M., 26 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?