Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka çuar për gjykim Enver Jamakun, i akuzuar për disa vepra penale. Një nga akuzat për të cilat akuzohet Enver Jamaku është edhe 'Vrasja me paramendim', e mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Artion Bylykut.
Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2019, ku makinës së Artion Bylykut, i vendosën tritol në makinë. Tritoli shpërtheu sapo ky i fundit hapi derën e automjetit, por fatmirësisht nuk mësoi dëmtime.
Report Tv mëson se Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, i cili u ezkektua nga ish-speciali grek Efthimios.
'“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.'- njofton SPAK.
Lajmi kryesor:
Tritol biznesmenëve Gjon Mena dhe Artion Bylyku, kanosje gjyqtarit dhe bazë armësh në mes të Tiranës! SPAK çon për gjykim të 'fortin' e Myslym Shyrit dhe 11 anëtarët e bandës të tij
M.Q./ReportTv.al