Gjergj Cukali, arsenal armësh, Artion Bylyku dhe makina që i'u vendos tritol

Tritol biznesmenëve Gjon Mena dhe Artion Bylyku, kanosje gjyqtarit dhe bazë armësh në mes të Tiranës! SPAK çon për gjykim të 'fortin' e Myslym Shyrit dhe 11 anëtarët e bandës të tij

13 Maj 2022, 16:39| Përditesimi: 13 Maj 2022, 19:42

  • Share

Dy atentate të bujshme me tritol për vrasjen e dy biznesmenëve Gjon Mena dhe Artion Bylyku, baza e arsenalit të armëve në Tiranë, si dhe kanosja gjyqtarit Paulin Paplekaj, duket se janë zbardhur siç ngjarje nga Prokuroria e Posaçme. SPAK ka çuar për gjykim grupin e vrasësve të kryesuar nga i ashtuquajturi “i forti” e Myslym Shyrit Gjergj Cukali dhe 11 anëtarët e grupit të tij. Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të zbardhin autorët dhe porositësin e këtij krimi. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi vërtetuan se se Gjergi Cukali u kish premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2  mijë ka ndihmuar hetuesit të sigurojnë prova për të arrestuar edhe Cukalin. I njohur si i “forti” i Myslym Shyrit ka mohuar versionin e dhënë nga 2 vëllezërit.

Çohen për gjykim Gjergji Cukali, Enver Jamaku, Ermond Jamaku, Blendi Deda, Paris (Bledar) Prenga, Flor Abazi, Sokol Xhura, Akil Kulla, Algert Hysa, Arben Sufa, Bujar Jaupi, Petrit Shera.

Të gjithë akuzohen për një sërë veprash të ndryshme kriminale: Gjergj Cukali dhe Enver Jamaku akuzohen për tentativën e vrasjes së biznesmenit Gjon Mena pasi i vendosën tritolin në makinë. Ndërkohë Enver Jamaku, Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku akuzohen se i vendosën tritol në makinë Artjol Bylukut. Gjithashtu vëllezërir Cukali në bashkëpunim me Sokol Xhurën akuzohen për kanosjen e një gjyqtari në vitin 2017. Enver Jamaku, Akil Kulla dhe Sokol Xhura akuzohen edhe për trafik droge dhe mbajtje armësh pa leje. Të akuzuarit e tjerë Algert Hysa, Arben Sufa, Bujar Jaupi, Petrit Shera akuzohen për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë për mungesë provash është kërkuar pushimi i hetimeve ndaj personave nën hetim Festim Mustafa dhe Klodian Kulla. 

Atentati ndaj bisnesmenit Gjon Mena

Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Për antentin ndaj Memës në 2021 janë arrestuar Gjergj Cukali, 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç. Cukali akuzohet si porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa dyshohet se ka paguar vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimi për atentatin. Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të identifikojnë autorët. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi në 26 shkurt 2021 se Gjergi Cukali u kish premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2  mijë ka ndihmuar hetuesit të sigurojnë prova për të arrestuar edhe Cukalin.

Atentati biznesmenit Artion Bylyku

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2019, ku makinës së Artion Bylykut, i vendosën tritol në makinë. Tritoli shpërtheu sapo ky i fundit hapi derën e automjetit, por fatmirësisht nuk mësoi dëmtime. Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, i cili u ezkektua nga ish-speciali grek Efthimios.

Zbulimi i bazës së armatimeve në Tiranë

SPAK dhe Policia e Tiranës zbuluan bazë armatimesh të grupit të vrasjeve të me pagesë që operonin në kryeqytet e lidhje në të gjithë Shqipërinë. Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë u arritut të lokalizohej një tjetër arsenal armësh.

Arsenali është gjetur në 10 prill 2021 banesën e Sokol Xhurës në Tiranë në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij. Vendstrehimi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish ndërmarrjes artistike "Migjeni“ në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të arrestohet në SHBA ku ka shkuar prej disa javësh.

Kanosja ndaj gjyqtarit Paulin Papleka

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017.  Sokol Xhura ka pasur një konflikt për pronat me shtetasin Edmond Saraçi, i cili kishte avokat Paulin Papleka. Sokoli ka kërkuar që të qëllohet me armë makina e avokatit. Akti është kryer nga unë në zonën e Freskut, ku makina e Paplekës është qëlluar me pistoletë. Më pas pistoleta dhe disa sende të tjera të paligjshme janë vendosur nga unë dhe kushëriri im Ermind Jamaku në shtëpinë e Edmond Saraçit, me porosi të shtetasit Sokol Xhura.

Ora 17:15
Tritol makinës, si shpëtoi biznesi atentati që i bënë grupi i të ‘fortit’ të ‘Myslym Shurit’! Cukali u premtoi atentatorëve 30 mijë euro

Gjergj Cuklali akuzohet se ka porositur atentanin ndaj biznesmenit Gjon Mema. Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMË të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale.

Për antentin ndaj Memës në 2021 janë arrestuar Gjergj Cukali, 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç.

Cukali akuzohet si porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa dyshohet se ka paguar vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimi për atentatin.

Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të identifikojnë autorët. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi në 26 shkurt 2021 se Gjergi Cukali u kish premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2 mijë.

Enver dhe Edmond Jakimi kanë deklaruar para trupës gjykuese më 26 shkurt 2021 se Cukali u kishte premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2  mijë.

Ora 17:05
Sot u çua për gjykim, si tentoi Enver Jamaku të ekzekutonte biznesmenin Artion Bylyku! I hodhi makinën në erë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka çuar për gjykim Enver Jamakun, i akuzuar për disa vepra penale. Një nga akuzat për të cilat akuzohet Enver Jamaku është edhe 'Vrasja me paramendim', e mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Artion Bylykut.

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2019, ku makinës së Artion Bylykut, i vendosën tritol në makinë. Tritoli shpërtheu sapo ky i fundit hapi derën e automjetit, por fatmirësisht nuk mësoi dëmtime.

Report Tv mëson se Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, i cili u ezkektua nga ish-speciali grek Efthimios.

'“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.'- njofton SPAK.

Ora 16:46
Sot u çuan për gjykim, si u zbulua baza me armatime e grupit të vrasësve, arsenal armësh të mbështjellë me flamurin e PD-së

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka çuar për gjykim sot çështjen “fortin” e Myslym Shyrit Gjergji Cukali dhe 11 anëtarët e grupit të tij.

Shqiptarja.com rikthen sesi u zbulua baza e grupit të vrasëve me pagesë, ku kishin një arsenal armësh.

SPAK dhe Policia e Tiranës zbuluan bazë armatimesh të grupit të vrasjeve të me pagesë që operonin në kryeqytet e lidhje në të gjithë Shqipërinë. Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë u arritut të lokalizohej një tjetër arsenal armësh.

Arsenali është gjetur në 10 prill 2021 banesën e Sokol Xhurës në Tiranë në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij. Vendstrehimi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish ndërmarrjes artistike "Migjeni“ në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të arrestohet në SHBA ku ka shkuar prej disa javësh.

Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh armësh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.

Në magazinën e Sokol Xhurës u gjetën dhe u sekuestruan: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?