Sot u çuan për gjykim, si u zbulua baza me armatime e grupit të vrasësve, arsenal armësh të mbështjellë me flamurin e PD-së

13 Maj 2022, 16:46| Përditesimi: 13 Maj 2022, 17:15

  • Share

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka çuar për gjykim sot çështjen “fortin” e Myslym Shyrit Gjergji Cukali dhe 11 anëtarët e grupit të tij.

Shqiptarja.com rikthen sesi u zbulua baza e grupit të vrasëve me pagesë, ku kishin një arsenal armësh.

SPAK dhe Policia e Tiranës zbuluan bazë armatimesh të grupit të vrasjeve të me pagesë që operonin në kryeqytet e lidhje në të gjithë Shqipërinë. Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë u arritut të lokalizohej një tjetër arsenal armësh.

Arsenali është gjetur në 10 prill 2021 banesën e Sokol Xhurës në Tiranë në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij. Vendstrehimi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish ndërmarrjes artistike "Migjeni“ në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të arrestohet në SHBA ku ka shkuar prej disa javësh.

Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh armësh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.

Në magazinën e Sokol Xhurës u gjetën dhe u sekuestruan: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.


Lajmi kryesor:

Tritol biznesmenëve Gjon Mena dhe Artion Bylyku, kanosje gjyqtarit dhe bazë armësh në mes të Tiranës! SPAK çon për gjykim të 'fortin' e Myslym Shyrit dhe 11 anëtarët e bandës të tij


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?