Himarë- Kishte humbur kontaktet me familjen prej një jave në Dhërmi, 27-vjeçari nga Tirana rikthehet vetë në banesë, teksa mbeten të panjohura shkaqet e këtij largimi.
Policia e Vlorës bëri me dije se i riu u kthye pa probleme dhe nuk ka shfaqur shenja shqetësimi apo denoncim për ndonjë sulm dhe konflikt.
“U referuan materiale për vlerësim në Prokurori, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 2 gusht, në Dhërmi”, bëri me dije policia vendore.
Paraprakisht dyshohet se ai kishte shkuar me pushime në jug të vendit dhe më pas kishte humbur kontaktet me të vëllanë, i cili duke mos e arritur dot në telefon dhe fizikisht, ka kërkuar ndihmën e policisë. Dinamika, shkaqet dhe rrethanat mbeten ende të panjohura.
Komente
