Mjeku neurolog Drini Dobi i cili prej ditësh ndodhej i shtruar në një spital në Itali nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.
Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme (9 dhjetor). Mjeku ka rezultuar pozitiv me koronavirus më 22 nëntor dhe që në fillim ka shfaqur simptoma të rënda shëndetësore.
Neurologu u dërgua menjëherë në Itali për kurim të specializuar. Mjekët italianë i kanë dhënë shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohet shtrimi dhe trajtimi në spital për disa javë.
Familjarë dhe të njohur të mjekut bënë thirrje qytetarëve për të ndihmuar financiarisht për trajtimin e tij në spital.
Në një reagim në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare do t'i mbulonte të gjitha shpenzimet spitalore mjekut Drini Dobit.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri u raportuan 752 raste të reja dhe 15 humbje jete si pasojë e koronavirusit.
U prehte ne paqe nje nga Doktoret me te mire qe ka pasur ndonjehere Shqiperia Dr.Drini Dobi. Vertet, si ty nuk mendoj qe ka te dyte, i paharruar do te mbese kujtimi jot Doktor...
PërgjigjuU prehsh ne paqe! Nuk do te kete nje te dyte si ty Drin! I paharrushem kujtimi yt!
PërgjigjuNgushellime familjes dhe te afermeve te doktor Drinit. U prehsh ne Paqe Doktor Drini.
PërgjigjuNgushellime, e paharruar vepra jote!
PërgjigjuPatjeter ..me profesionalizem
Përgjigju