Në raportimin e 24 orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë janë humbur betejën me koronavirusin.
Ministria informon se janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë.
Lajm i mirë është që janë shëruar 545 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 që nga fillimi i epidemisë. Sa i përket situatës në spitale bëhet me dije se aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
15 qytetarët që kanë humbur jetën janë 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç.
Rastet sipas bashkive në 24 orët e fundit: 241 raste në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, 14 raste në Mirditë dhe Tepelenë, 12 raste në Korçë, 11 raste në Pukë dhe Kolonjë, 10 raste në Pogradec, 9 raste në Dibër, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Kukës, 6 raste në Malësi e Madhe dhe Gramsh, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Devoll dhe Përmet, 3 raste në Delvinë, 2 në Librazhd, 1 raste në Elbasan.
COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 752
Të shëruar ne 24 orë 545
Të shtruar në spitale 454
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2.620
Testime totale 211.123
Raste pozitive 45.188
Raste të shëruara 23.072
Raste Aktive 21.165
Humbje jete 951
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11458
Fier 1600
Durrës 1341
Korçë 1124
Vlorë 1121
Shkodër 945
Elbasan 822
Lezhë 776
Berat 764
Gjirokastër 509
Kukës 441
Dibër 264
TIRANË- Ish-zv. kryeministrja Senida Mesi ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Lajmin e ka dhënë ajo vetë, e cila ka zbuluar se ndodhet në javën e dytë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit.
"Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e dytë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19. Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike. Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide. Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit", shkruan Mesi.