Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i ftojë dibranët për nisjen e punimeve për Rrugën e Arbërit me një letër me shkrim dore.
Në dallim me herët e tjera kur në media janë publikuar pjesë nga vizatimet e Kryeministrit dhe firma e tij kësaj here kemi një letër të plotë të shkruar nga Rama.
Rama ka ftuar çdo dibran të marrë pjesë në nisjen e punimeve për një rrugë që kryeministri thotë se është “pritur 100 vite”.
Çdo dibran që më ka telendisur në fb me sharje e tallje, për RRUGËN E ARBËRIT, i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën (10:30), e në Klos (12:00) për fillimin e punimeve të pritura 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në fb në pamundësi për të ardhur.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.