Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë me kabinetin qeveritar dhe me deputetët, duke thënë se nuk do bëhet mburojë e askujt që përfshihet në korrupsion. Akuzave të opozitës se Rama i lëshon të vetët si limon të shtrydhur kur nuk i duhen më, Rama tha se bien vetë se janë mollë të kalbura. Kreu i qeverisë thotë se nuk do të mbrojë askënd që shkel në dërrasë të kalbur.
“Nuk jam mburojë e asnjërit nga të cilët kam punuar dje dhe punoj sot. Vija mes funksionit tim dhe drejtësisë është gjithnjë vetëm me një ngjyrë, e kuqe, e pakundërshtueshme dhe e pandryshueshme, siç është e shkruar në Kushtetutë dhe ligjin e veprimtarisë së KM dhe siç është e përcaktuar në zakonin e punës sonë. Ua kam thënë jo vetëm njëherë, disave këtu dhe ndonjërit që nuk është këtu se zgjodhi të bënte një rrugë e dy punë. U kam thënë mos e ngatërroni punën e përbashkët me asnjë dërrasë të kalbur ku mund të shkelni. Kush e vë këmbën në dërrasë të kalbur, nuk jam unë dhe PS që e lëshon kur i dridhet toka nën këmbë, por është ai që e ka lëshuar PS bashkë me mua. Kur dëgjoj që thonë se Rama e ka hedhur si limon të shtrydhur se si duhet më, e kanë gabim. Është një mollë e kalbur që bie vetë. I dëgjoj kur përsërisin pa pushim me shpoti të madhe s’ka mundësi të mos i dijë Rama pisllëqet, mirë që s’më njohin fare, po ose më dinë si veten, ose nuk e kanë haberin si funksionin pushteti ekzekutiv. Çfarë duhet të bëjë një qeveri dhe një kryeministër në luftën kundër korrupsionit. Ky nuk është justifikim, por realiteti i punës sime si kryeministër dhe qasja ndaj skuadrës. Kush ka punuar me mua e di sa shumë debatohet kur s’ka dakordësi. Nuk ekziston që një anëtar i kabinetit qeveritar të shtrëngohet për të vendosur kundër bindjes së vet. Kurrë nuk mungon mbështetja e plotë nga ana ime për ta bërë detyrën në 360 gradët e funksionin. Por s’ka pasur mëdyshje për t’ia lënë drejtësisë çështjen e çdo hapje”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: 'Luftë’ korrupsionit, edhe brenda radhëve tona! Nismën 'Shqipëria 2030' e finalizojmë me integrimin në BE! Tradhtar kush punon për xhepin
SI.E.//ReportTv.al