Rama: 'Luftë’ korrupsionit, edhe brenda radhëve tona! Nismën 'Shqipëria 2030' e finalizojmë me integrimin në BE! Tradhtar kush punon për xhepin

7 Maj, 07:18| Përditesimi: 7 Maj, 14:07

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi nismën e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”, në një fjalim të gjatë prej dy orësh para ministrave dhe grupit parlamentar. Fokusi i fjalës së tij ishte ‘lufta’ kundër korrupsionit, duke theksuar se kjo nismë do të finalizohet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për të shtyrë përpara këtë nismë, Partia Socialiste propozon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për të adresuar ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, ku kërkojnë edhe bashkëpunim e opozitës. 

Teksa korrupsionin e cilësoi si armikun më të madh të historisë shqiptare, Kryeministri Rama u kujdes që qeverisjen e tij ta veçonte në këtë luftë, duke thënë se falë vendosmërisë së PS u realizua reforma në drejtësi dhe rrëzuan 'monumentin' e kulturës së pandëshkueshmërisë. Kryeministri bëri të qartë se PS-ja do të vendoset përballë drejtësisë e çarmatosur.

"Nuk do ta kishte Shqipëria e sotme asnjë shans që ta shihte atë që po sheh, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentit të kulturës së pandëshkueshmërisë."

"Ne jemi e para parti politike në historinë e Shqipërisë që kemi dorëzuar një armë me të cilën të gjithë të tjerët janë mbrojtur nga drejtësia, duke vrarë drejtësinë. Ne jemi vetëçarmatosur.", u shpreh Rama. 

Rama tha se kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë kaq afër anëtarësimit në BE dhe kjo sipas tij ka ndodhur falë ndryshimit si dita me natën që ka pësuar vendi ynë nën drejtimin e socialistëve prej 11 vitesh në pushtet.

“Nuk i çelte kurrë negociatat BE nëse Shqipëria nuk do ishte ndryshuar si dita me natën, krahasimisht me atë çfarë ishte kur nuk i jepnin as statusin e kandidatit për BE, jo më ti hapnin dritën jeshile të negociatave. Lufta frontale me korrupsionin mund të vazhdojë më gjatë se sa jam i bindur dhe do të mbyllet me anëtarësimin tonë ne BE", tha Rama. 

Edhe njëherë kreu i qeverisë u kujdes që t’i tregojë të tijëve 'vijën e kuqe', duke u thënë me bindje se Partia Socialiste s’do të jetë mburojë e asnjë tradhtari që përfshihet në korrupsion. Teksa shprehu edhe njëherë mbështetjen e palëkundur për SPAK dhe drejtësinë, Rama tha ‘mollët e kalbura’ para ‘bankës së të akuzuarve’ do të kenë në krah vetëm avokatin e tyre.

“Çdo anëtar i kësaj familjeje të madhe politike që bën korrupsion me funksionin publik është vetëm një tradhtar i dyfishtë, jo vetëm i popullit shqiptar, si çdo hajdut me kostum që merr ç’nuk është e tija, po edhe i Partisë Socialiste të Shqipërisë, si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet.r”, vijoi Rama.

Mesazhin e qartë e kishte edhe për ish-bashkëpunëtorët të cilët tashmë llogarinë e kanë vetëm me drejtësinë, duke thënë se i ka paralajmëruar që të kënë kujdes kur të shkelin në ndonjë dërrasë të kalbur. 

“Ua kam thënë jo njëherë disave këtu dhe ndonjërit që nuk është më këtu sepse zgjodhi të bënte një rrugë e dy punë, por e kam thënë dhe publikisht për të gjithë ju, këtu dhe në forumet e tjera të partisë. Mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe shoqërinë me të cilën na lind privilegji për të punuar për vendin, falë atyre që na kanë besuar votën, me asnjë dërrasë të kalbët ku largqoftë mund të shkelni”, theksoi Rama.

E për ata që kërkojnë ta bëjnë pjesë në ndarjen e tortës së korrupsionit, Edi Rama e ka një përgjigje….

"I dëgjoj edhe kur përsërisin pa pushim, me shpoti të madhe, s’ka mundësi që të mos i dijë Edi Rama horrllëqet e një X-i, pisllëqet e një Y-i. Helbete, mirë që s’më njohin fare hiç, po ose më dinë si veten, ose nuk e kanë haberin se si funksionon pushteti ekzekutiv dhe çfarë duhet të bëjë apo çfarë nuk mund të bëjë një qeveri apo një kryeministër në udhëheqjen e luftës kundër korrupsionit", u shpreh kreu i qeverisë.

I vetmi moment që kryeministri tha se do të flas për punë e SPAK, do të jetë mbështetja e pakushtëzuar ndaj këtij institucioni, ndërsa përgjegjësi morale do të mbante vetëm nëse do të pengonte punën e drejtësisë së re. 

“Unë do të mbaja një përgjegjësi të madhe morale nëse do ta kisha dashur ta kapja drejtësinë, nëse reforma në drejtësi nuk do t;ia kishte hapur rrugën strukturës speciale antikorrupsion, apo kur do të goditeshin vetëm kundërshtarët e kësaj partie. Atëherë do të kisha përgjegjësi morale”, tha kryeministri. 

Përpara mbledhjes së grupit, kryeministri Rama ka qenë në një takim prej 1 ore në Kryesinë e Kuvendit me Fatmir Xhafen, Elisa Spiropalin, Damian Gjiknurin, Toni Gogun, Etilda Gjonaj, Ermonela Felaj, Adea Pirdeni, Bledi Çuçin dhe Lindita  Nikollën.

Ora 11:55
Kritikat e Dumanit se institucionet nuk raportojnë korrupsionin, Rama lexon shifrat: SPAK, impakt parandalues

Kritikave të kreut të SPAK Altin Dumani se kanë rënë referimet nga institucionet shtetërore sa i përket rasteve të korrupsionit, iu është përgjigjur sot kryeministri Edi Rama me anë të shifrave. Fillimisht Rama e interpretoi rënien e denoncimeve nga administrata me argumentin se janë parandaluar rastet, ndërsa më pas përmendi se janë referuar nga drejtoria anti-korrupsion 532 masa disiplinore.

“Një arsye e rënies së një lloji të caktuar denoncimesh për korrupsion nga institucionet është në fakt impakt parandalues që ka filluar të japë dhe SPAK. Nuk e solla për replikë ndaj drejtuesit të SPAK por për të rrëzuar pretendimin e kundërshtarëve politikë se rastet e zbuluara nga SPAK janë rrufe. Në vetëm dy vitet e fundit drejtoria anti-korrupsion, ka urdhëruar 532 masa disiplinore për shkelje, ka dorëzuar në prokurori 48 kallëzime penale. Nga ana tjetër nëse në 2012 janë arrestuar, janë ndjekur me masa nga vetë policia e shtetit vetëm 270 efektivë të përfshirë në veprimtari të paligjshme , në vitet e qeverisë tonë numri është trefish. AMP ka 227 referime në prokurori. Shpresoj që shembujt që solla të shërbejnë për të gjithë ata që kanë krijuar idenë se ne kemi fjetur gjumë”.

Ora 11:48
Rama: Asnjë ministër nuk do të ketë lidhje me tenderat

1715074842_edirama.png

Kryeministri Edi Rama tha se me procesin e digjitalizimit të prokurimeve publike asnjë ministër nuk do të ketë lidhje me tenderat.

‘Ne kemi hedhur një hap tejet përpara... e ka hedhur kjo shumicë. Për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të të Blerjeve të Përqendruara', e cila ka filluar punë me 25 prill. Asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij nuk do të ketë asnjë lidhje me tenderat. Kjo shoqëri është ndërtuar sipas modeleve më të mira evropiane dhe do të asistohet nga shoqëritë më të mira evropiane.

Po ashtu kjo shoqëri po ndërton një katalog për tenderat që të mos bëjnë tender për çdo tavolinë, karrige me tende, por të bëjnë vetë, duke kursyer kohë dhe para por mbi të gjitha duke i mbyllur derën korrupsionit.  Po punohet nga AKSH dhe Microsoft për modelin revulolucionar te prokurimeve publike.’- tha Rama.

Ora 11:37
Rama: E pakuptimtë që Kryeministri e kryetari i bashkisë t’i mbajnë pishën çdo vartësi! Dritëshkurtër, idea që qeveria e institucionet të merren me denoncime

Ndërsa nënvizoi se institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni, kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen nuk është luftuar kurrë si në 10 vitet e fundit.

“Institucionet e shtetit janë ende të prekura nga lufta kundër korrupsionit. Po e përsëris dhe ripërsëris se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur e as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por si asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në 10 vitet e fundit.  Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në prokurori, janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet nga ekzekutivi dhe ti kalojë një agjencie komplet të pavarur.

Idea se qeveria dhe institucionet duhet të merret me hetime dhe denoncime është dritëshkurtër, e pakuptimtë është pastaj idea dhe kryeministri ministri dhe kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën çdo vartësi dhe nëse e bëjnë këtë i bie të shpërdorojnë detyrën për procese që janë të pavarura prej tyre.  Përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar të bëjnë ç’të duan edhe korrupsion. As kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndaj këtë punë, kush kapet kapet e kush jo i gëzon”.

Ora 11:27
Rama: Në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal! Janë qindra miliona euro të shmangura nga detyrimi tatimor nga oligarkët

Kryeministri Edi Rama tha se në Prokurorinë e Tiranë ka 80 raste që flenë prej vitesh për evazionin fiskal. Kreu i qeverisë tha se në SPAK kërkohet llogari ndërsa në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal.

Sipas Ramës bëhet fjalë për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimin tatimor, nga ata që ndryshe quhen oligarkë.

‘Nuk kemi ditur emra por kemi ditur se duke u tërhequr nga kontrolli i drejtësisë, asnjë emër nuk ka më rëndësi. Sa të fajshëm janë ata që ka gjykuar drejtësia, këtë si askush tjetër jam i pari që jam kam lënë në dorë ta thotë vetëm drejtësia, pa bërë asnjë koment, kjo qeveri dhe parti e hap gojën vetëm për të mbështetur SPAK dhe Gjykatën speciale dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Prokurorët e SPAK s’kanë ardhur nga hëna, kanë punuar këtu. Do të dojë kohën e vet Reforma të funksionojë si në letra. SPAK dhe prokuroria e Tiranës janë në një distancë fizike më pas se 1 km. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë në prokurorinë e Tiranë mbrohet evazioni fiskal. Janë 80 raste që flenë prej vitesh në prokurorinë e Tiranës për evazion fiskal. Në ato raste hak edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë. Bëhet fjalë për qindra miliona euro, të shmangura nga detyrimet tatimor. Ajo është distanca, më pak se 1 km. Tjetër drejtësi atje tjetër aty. Nuk ka forcë mal me dosje nuk ka lumë me shifra që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë prokurorinë e Tiranë. Thonë se për çdo dosje rend po nuk merret vesh.’- tha Rama.

Ora 11:14
Akuzat për kapjen e SPAK, Rama: Vijnë nga të izoluarit në ballkone për korrupsion! Kërkesat ulëritëse për ‘koka turku’, pa themel logjik

Sulmet se PS po tenton të kapë SPAK kreu i qeverisë Edi Rama i cilësoi si akuza për të goditur qeverinë nga kundërshtarët politikë, të cilët siç tha ai nuk e mundon dot me votë. Këto akuza, shtoi Rama artikulohen nga Sali Berisha që ndodhet në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion për aferën Partizani.

“Çfarë balte e ujërash të zeza na përplasen çdo ditë në sy. Çfarë më duhet mua kontrolli i SPAK, që të shqyhem dysh ditë natë në krye të punëve. Që shumica në këtë familje të bëjnë punën e tyre me aq sa munden, që disa këtu të lënë fëmijët në gjumë dhe t’i gjejnë në gjumë dhe kur janë nëna, pa llogaritur se çfarë balte dhe ujërash të zeza na përplasen përditë në sy dhe ndërkohë ta kontrolloj SPAK-un që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh, të tjerë poshtë nesh të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur mbi puplat e korrupsionit. Unë s’ju vë faj për asgjë nga këto që thonë se po të ishin në vendin tim, do të bënin gjërat për të cilat më akuzojnë dhe akuzojnë ne. Sic i kanë bërë ata që kur ishin në vendin tim dhe pozicionin tonë, shkelin me këmbë këto, fusnin duart kudo. Ja ku janë sot, gazi i botës me gojën çapraz kundër korrupsionit dhe me çaprazin në bigën e drejtësisë për korrupsionin

Dy fjalë për përgjegjësinë morale; në vendet e zhvilluara ndodh që titullarët dorëhiqen edhe kur nuk janë përgjegjës. Morali; kush e ka radhën për t’u dorëhequr. Zyrtarët e lartë janë të gjithë sistemi ekzekutiv që ne drejtojmë. Kërkesat e një minorance ulëritëse për koka turku janë pa themel moral dhe themel logjik në funksion të luftës kundër korrupsionit, që nuk bën hapa para por pas.

Por në demokraci të strukturuara ka një strukturë që i kryen 90% të punëve të shtetit. Belgjika qëndroi më shumë se 1 vit pa qeveri, njerëzit thoshin se shteti punoka edhe më mirë pa qeveri. Këtë makineri jemi duke e ndërtuar ne prej 10 vitesh. Përgjegjësia morale predikohet nga njerëz të akuzuar dhe të izoluar në ballkone për korrupsion... apo të kudondodhur nëpër kanale dhe portale. Synohet krijimi i një diabolizmi mekanik për të goditur një shumicë qeverisëse që nuk e mundin dot ndryshe me votë. Një kokë këtu një kokë atje bam e bum, morali kush e ka radhën për t’u dorëhequr. Shtet bërja nuk është ushtrim i lehtë për t’u udhëhequr”.

Ora 11:09
Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: Ata janë bërë për të ardhur keq, ça më duhet mua kontrolli i SPAK

 

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës se ai kontrollon SPAK-un. Rama tha se ata janë katandisur si mos më keq dhe se nuk i duhet fare kontrolli i SPAK-ut, as të të mbrojë zyrtarët e tij.

‘Çdo dikush para ligjin nuk është askush më shumë sesa një qytetar. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë.  Unë mund të mos jem shumë i zgjuar por edhe kaq fare idiot sa të shkoja derë më derë sa në Berlin dhe në Bruksel për të kërkuar aleancë për vettingun të cilin në ato fillime as në Berlin he as në Bruksel nuk e pranonin pas i e konsideronin se i shkelje të drejtave të fituara, pastaj në Uashington për të krijuar BKH-në. Le ti hapin kartat BKH është që në vitin 2009. Si na e impiant ambasadat Reformën në Drejtësi, kur ne na u desh shumë kohë për ti bindur vet ata për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi shumë të paparashikueshëm që donin të bënim dhe për ti bindur që vullneti ynë ishte pavarësimi i pushtetit të drejtësisë. Ku bënte vaki? Të shkruheshin qindra mijëra faqe bashkë me ekspertët ndërkombëtar po të mos ishte vullnet i hekur i PS-së, dhe vendosmëria për të mos u tërhequr, duke parë detin para Gjirit të Lalëzit, që nuk kalonte Reforma në Drejtësi.

Si do të ndodhte kjo nëse ne nuk do të ishim të vendosur mos të dëgjonim asnjë, madje dhe zëra brenda nesh që thoshin e kuptoni se kështu do të ikim për lesh në kurimin që ne do të ikim për lesh, që nuk do të jemi më ne, ata që vendosim ditën dhe natën kur zbardh dhe kur ngryset. E çdo bënin ambasadat nëse dhe ne do të ishim si gjithë të tjerët. Siç na thoshin ata kur unë shkoja nga kancelaria gjermane, në zyrat e Uashingtonit. E treta kush thotë se e kontrolloj unë SPAK, mirë që nuk ka provë, apo argument, ka një problem më të madh, se nuk ka sesi ta pranojë dhe as ta tolerojë, mendërisht që unë në politikë kam hyrë vetëm për të ndryshuar dhe përmbysur ça të mundem. I keni live, bëhen për të ardhur keq, ça më duhet mua kontrolli i SPAK, që unë të shlyhem në dysh.’- tha Rama.

Ora 11:07
‘I ka hedhur si limon të shtrydhur’, Rama akuzave të opozitës për korrupsionin: Janë mollë të kalbura që bien vetë

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë me kabinetin qeveritar dhe me deputetët, duke thënë se nuk do bëhet mburojë e askujt që përfshihet në korrupsion. Akuzave të opozitës se Rama i lëshon të vetët si limon të shtrydhur kur nuk i duhen më, Rama tha se bien vetë se janë mollë të kalbura. Kreu i qeverisë thotë se nuk do të mbrojë askënd që shkel në dërrasë të kalbur.

“Nuk jam mburojë e asnjërit nga të cilët kam punuar dje dhe punoj sot. Vija mes funksionit tim dhe drejtësisë është gjithnjë vetëm me një ngjyrë, e kuqe, e pakundërshtueshme dhe e pandryshueshme, siç është e shkruar në Kushtetutë dhe ligjin e veprimtarisë së KM dhe siç është e përcaktuar në zakonin e punës sonë. Ua kam thënë jo vetëm njëherë, disave këtu dhe ndonjërit që nuk është këtu se zgjodhi të bënte një rrugë e dy punë. U kam thënë mos e ngatërroni punën e përbashkët me asnjë dërrasë të kalbur ku mund të shkelni. Kush e vë këmbën në dërrasë të kalbur, nuk jam unë dhe PS që e lëshon kur i dridhet toka nën këmbë, por është ai që e ka lëshuar PS bashkë me mua. Kur dëgjoj që thonë se Rama e ka hedhur si limon të shtrydhur se si duhet më, e kanë gabim. Është një mollë e kalbur që bie vetë. I dëgjoj kur përsërisin pa pushim me shpoti të madhe s’ka mundësi të mos i dijë Rama pisllëqet, mirë që s’më njohin fare, po ose më dinë si veten, ose nuk e kanë haberin si funksionin pushteti ekzekutiv. Çfarë duhet të bëjë një qeveri dhe një kryeministër në luftën kundër korrupsionit. Ky nuk është justifikim, por realiteti i punës sime si kryeministër dhe qasja ndaj skuadrës. Kush ka punuar me mua e di sa shumë debatohet kur s’ka dakordësi. Nuk ekziston që një anëtar i kabinetit qeveritar të shtrëngohet për të vendosur kundër bindjes së vet. Kurrë nuk mungon mbështetja e plotë nga ana ime për ta bërë detyrën në 360 gradët e funksionin. Por s’ka pasur mëdyshje për t’ia lënë drejtësisë çështjen e çdo hapje”, tha Rama.

Ora 10:51
Rama ua bën të qartë të tijëve: Unë s'lëshoj vetëm djalin e vogël, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura

 

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë para ministrave dhe grupit të deputetëve, se nuk do të bëhet mburojë as edhe një zyrtari socialist të korruptuar dhe që ka probleme me drejtësinë.

‘Rruga e jetës na bashkon për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim edhe na zgjidh menjëherë për një vepër të ulët si tradhtia. Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap. Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin. Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga një mal, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura.

‘Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kshu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin. Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duna dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës.'- tha Rama.

Ora 10:49
Rama: Kush flirton me korrupsionin, nuk është as ne dhe as i yni, por tradhtar! Do ketë në krah vetëm avokatin e tij, jo PS-në

“Kush flirton me korrupsionin, kush tradhton qytetarët e anëtarët e PS, nuk është as ne dhe as i yni”, ishte ky mesazhi i prerë i kryeministrit Edi Rama përpara ministrave dhe deputetëve të grupit parlamentar. 

“Kushdo që tradhton ata që na kanë besuar, kush flirton me armikun korrupsion, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, nuk është as ne as i yni dhe as nuk ka as një punë me ne. Kushdo  që fut duart në arkën e këtij shteti nuk është ne nuk ka si të jetë në e si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes, e thënë ndryshe çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike që bën korrupsion është një tradhtar.

Kur qëllon që një hajdut dhe parazit i tillë zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por fakti se kemi një parazit më pak mes nesh është lajm i mirë.”

Një mesazh pati edhe për akuzat e opozitës. 

“Helmi që hidhet duke përdorur raste të korruptuarish apo të dyshuarish për korrupsion siç hidheshin në mesjetë  për të helmuar të gjithë ata që ishin në kështjellë, thonë hajde dhe ti Rama jep llogari se dhe ai i  yti është. Jo jo nuk është as i imi as i yti... I dëgjoj dhe kur bërtasin me të madhe hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë, ia kapën atë ministër ia rrasën brenda atë kryetar bashkie atë drejtor drejtorie, një tam tam i përditshëm për të shurdhuar popullin”.

Tradhtar e quajti Rama këdo që fut duart në arkën e shtetit, ndërsa nënvizoi se në krah nuk do të ketë PS-në por vetëm avokatin e tij.

“Në këtë sistem mbajmë secili mbi shpatulla kokën e vetë. Kush gabon se mund të luftojë për xhepin, nuk do ketë PS në krah, por vetëm avokatin e tij”, tha prerazi Rama.

Ora 10:41
Rama: Të gjithë janë mbrojtur nga drejtësia, duke vrarë drejtësinë! Ne kemi luftuar për pavarësinë e saj, vetë jemi çarmatosur

 

Kryeministri Edi Rama, tha se Partia Socialiste ka luftuar për pavarësinë e sistemin gjyqësor.

‘Kemi rol vendimtar në luftën për Shqipërinë. Sot që flasim të gjithë ju dhe të gjithë anëtarët e kësaj familje politike, pas 113 vitesh pavarësi në Shqipëri pas krijimit të 333 partive në këtë vend kjo parti është e vetmja që ka bërë një zgjedhje të pa guxuar askush më parë. Kemi zgjedhur të luftojmë për pavarësimin e drejtësisë. Duke u vetëvendosur përmes tërheqjes sonë të plotë nga çdo kontroll politik i drejtësisë. Të gjithë të tjerët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë. Ne jemi vetë çarmatosur. Kjo parti është e vetmja që ka ambicien dhe kurajën ta bëjë këtë shtet pjesë të BE-së. Kemi më dorë drejtimin e pushteti ekzekutiv pa qenë të detyruar ti themi dajë asnjë derri. O e fitojmë ne këtë luftë të marrë.’- tha Rama.

Ora 10:40
Rama: BE nuk i çelte kurrë negociatat për anëtarësimin nëse Shqipëria s’do ishte ndryshuar si dita me natën! Luftën kundër korrupsionin e finalizojmë me integrimin në union

 

Kryeministri Rama u ndal edh enë progresin e Shqipërinë në fjalën e tij para ministrave dhe deputetëve. Rama tha se nëse Shqipëria s’do kishte ndryshuar si dita me natën BE nuk do kishte çelur negociatat për anëtarësimin e vendit tonë. Kreu i qeverisë synon që lufta kundër korrupsionit të finalizohet me integrimin e Shqipërisë në BE.

Deri këtu ne kemi bërë shumë dhe kemi arritur jo pak. Nuk e them unë, këtë e thotë vendimi i BE për çeljen e negociatave për anëtarësimin, nuk i çelte kurrë BE nëse Shqipëria nuk do ishte ndryshuar si dita me natën, krahasimisht me atë çfarë ishte kur nuk i jepnin as statusin e kandidatit për BE, jo më ti hapnin dritën jeshile të negociatave. Flitet portal më portal sa keq është Shqipëria, por çfarë thotë procesi screening i BE. Nuk ka dokumente tjera ndërkombëtare, asnjë me objektivitet të pakonkurrueshëm si dokumentet e BE, për faktin e thjeshtë se janë me dhjetëra njerëz në Tiranë dhe Bruksel që punojnë çdo ditë të javës ne saktësi në mbledhjen, kuptimin dhe leximin e fakteve. Një dokument themelor siç rreshton gjithë problemet dhe sfidat, rreshton gjitha arritjet e Shqipërisë të padiskutueshme në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria e ka kaluar më të keqen dhe ka hyrë në një fazë të re. Është fakt i mbështetur në të dhëna objektive, që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit në VBE, se s’ka qenë asnjëherë më parë shtet demokratik dhe europian më shumë se sot. Korrupsioni nuk është zmbrapsur aty ku nuk mund të jetë më një kërcenim i vazhdueshëm për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit duhet vazhduar përditë, duke i shtrënguar sot më shumë se kurrë radhët. Kjo do të thotë një për e përbashkët për një fuqizim të mëtejshëm të legjislativit, ekzkeutivit dhe gjyqësorit, por edhe për një harmoznim të domosdoshëm të punës së tyre në funksion të shtetit shqiptar përballë derës së be.

Duhen përafruar më shpejt ligjet tona me BE-në. Duhet rritur transparenca llogaridhënia kontrolli, që të forcojmë ligjin. Lufta frontale me korrupsionin mund të vazhdojë më gjatë se sa jam i bindur do të mbyllet me anëtarësimin tonë ne BE. Ne si PS na takon pjesa e luanit në këtë luftë. Na takon dhe pjesa më e madhe e kostove të pashmangshme politike të cilat na vijnë dash nga faturat e korrupsionit brenda nesh dhe dash nga faturat e baltës që hidhen ndaj nesh. Askush të mos ketë asnjë iluzion që gjendet dot në këtë vend një fuqi tjetër, fuqia e PS të ketë aftësinë kurajën që ta udhëheqë dhe fitojë betejën për shtetbërjen.

Ora 10:36
Korrupsioni, Rama: Prej 10 vitesh nuk është më luftë arnash, kemi gabuar e jemi zhgënjyer

 

Kryeministri Rama thotë se lufta kundër korrupsionin prej 10 vitesh nuk është më luftë arnash, por një luftë frontale ndaj ‘sistemit’ të korrupsionit. Kreu i qeverisë pranon se ka pasur gabime e zhgënjime, nga të cilat po mësojnë se çfarë duhet ndryshuar.

“Lufta kundër korrupsionit ka nisur siç duhet, frontalisht me reforma të vonuara, të paguxuara apo krejt të padëshiruara vetëm kur ne nisëm përpjekjen për reformën në drejtësi. Prej 10 vitesh kjo nuk është më një luftë arnash, arno këtu arno atje, arno sot pastaj arno pasnesër. Është luftë e gjithanshme e sistemit paralel të korrupsionit. Kjo luftë deri këtu nuk është zhvilluar as pa gabime, as pa dështime, prej të cilave riorganizohemi, as pa zhgënjime nga të cilat mësojmë se çfarë duhet ndryshuar”, tha Rama.

Ora 10:29
‘Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë’, Rama: Lufta vazhdon! Armiku ka ende forcë për të plagosur e vrarë

Lufta ndaj korrupsionit vazhdon tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar, ndërsa theksoi se kjo i ngjan një lufte të vërtetë që vazhdon.

“Fushëpamja e kësaj lufte i ngjan tamam fushës së një lufte të vërtetë që vazhdon. Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe vrarë por nga ana tjetër ka një të vërtetë të pamohueshme. Nëse deri dje era në favor të armikut sot era është kthyer në favor të shtetit i cili e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë në vijën e frontit. Kemi kthyer kushtet për ta kthyer tendencën në rrugën e duhur. Kush e kujton luftën me korrupsionin si një sfidë kush e frikëson më shumë tjetrin nuk njeh as historinë e shtet bërjes as natyrën e korrupsionit”.

Korrupsioni nënvizoi kreu i qeverisë qeverisi deri në 2013.

“Korrupsioni mori terren të jashtëzakonshëm në vitet e para të lirisë, deri në 2013. Shtet-bërja ecte me hapat e breshkës kurse korrupsionit si makinë. Korrupsioni është sistem paralel kancerogjen. Një ofertë e paligjshme që lind bashkë me ligjin për ta kthyer atë në anën e vetë dhe ka ekzistuar në përmasa dhe forma të ndryshme në çdo kohë dhe në çdo shtet. Në atë rrugë korrupsioni është aty magnet për të gjitha subjektet e shoqërisë.  Kohëzgjatja e përballjes me korrupsionin ai alternativë e shtetit varet nga si dhe sa shtetbërja nxitet me reforma e legjislacion të nevojshëm, mekanizma të nevojshëm institucional dhe shtrihet në të gjitha rrugët që garantojnë interesat publike dhe private”, tha Rama.

Ora 10:24
‘Drejtësia’, Rama: Edhe lëkurën tonë s’e kemi mbajtur larg zjarrit! PS s’e ka fituar imunitetin nga korrupsioni

 

Kryeministri Edi Rama thotë se qeverisja e tij është në luftë me korrupsionin. Kreu i qeverisë u shpreh se edhe vetë nuk e kanë mbajtur lëkurën e tyre larg drejtësisë, ndërsa theksoi se korrupsioni ende mbetet fenomen shqetësues. Rama tha se edhe tek vetë PS ka punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit.

'Kur i solla më parë tablonë e frikshme të 2023 nuk desha as të them as të lë të mendohet se ne e kemi mundur korrupsionin. Jemi future dhe jemi në mes të një lufte të vërtetë reale të stërngatërruar dhe të stërmundueshme me korrupsionin. Pikërisht se e kemi të vërtetë, ne nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të saj. Jo vetëm i kemi hapur rrugë SPAK dhe GJKKO, por edhe ja kemi hequr vetes tanimë me ndërgjegje, guxim dhe vullnet çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave dhe akuzave të grykës së zjarrit.

Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri. I kemi vendosur një kushtetutë dhe hapësirë ligjore të qepur për këtë luftë, por edhe një buxhet pagash që si askund të Europë është mbi hierarkinë e pagave të të gjitha institucioneve. Drejtuesit e organeve të drejtësisë kanë pagat më të larta në hierarkinë e shtetit. Janë individët më të paguar në gjithë piramidën e shtetit tonë, që përbën një anomali absolute. Por e kemi krijuar më vetëdije të plotë.

As korrupsioni në Shqipëri nuk është mundur si fenomen shqetësues dhe as forca jonë qeverisëse se ka fituar imunitetin nga korrupsioni. Ka shumë akoma për të pastruar dhe vetë brenda PS-së mbetet shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit.'- tha Rama.

Ora 10:18
Rama: Asnjë forcë tjetër politike s’i ka hyrë detit me këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik, ne rrëzuam ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë

 

Kryeministri Rama në fjalën e tij para deputetëve dhe ministrave u ndal edhe në reformën në drejtësi. Rama tha se pa vendosmërinë e PS dhe guximin për ta çuar para reformën sot s’do kishim një drejtësi të pavarur. Kreu i qeverisë tha se kanë rrëzuar ‘monumentin e shëmtuar të kulturës së pandëshkueshmërisë’.

Kjo forcë qeverisëse, PS është prej një dekade në luftë për ta bërë Shqipërinë një shtet real dhe të respektuar botërisht, ku mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit të arrij në nivelin e një vendi të BE. Askush më parë, asnjë forcë me peshë që prej shkëputjes së Shqipërisë nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Askush dhe asnjë. Asnjëherë, askush që ka qenë pjesë përbërëse e pushtetit nuk është hetuar dhe gjykuar nga një drejtësi e pavarur siç po ndodh sot. Krenarinë për ardhjen e kësaj dite, vetëm falë luftës vendimtare për Shqipërinë që ne kemi hapur, nuk na  e mohon dhe nuk na e merr dot askush. Pa forcën udhëheqëse, guximin dhe vendosmërinë e PS në 10 vite sot nuk do kishte rilindur besimi i shqiptarëve të drejtësia. Nuk do e shihnim, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentin të kulturës së pandëshkueshmërisë.

Ora 10:15
'Nga punësimet me urdhër partie, te gjyqësori i korruptuar', Rama: Protestuesit e vrarë nga dyert e shtetit trajtoheshin si kriminelë

Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar kryeministri Edi Rama u ndal te punësimet para se PS të vinte në pushtet.

“Punësimet në çdo institucione komisariat e ambulancë bëheshin me urdhër partie me ndërhyrje deputeti e me lekë. Për ata që nuk kishin parti apo lidhje me ndonjë Bajraktar, vetëm me lekë. Më i dobëti gjithmonë digjej, prokurorët dhe gjykatësit jetonin në rrethimin e llumit të ryshfeteve. Kurse të lidhurit pas qerres së pushtetit politik jepnin dhe merrnin favore të paligjshme”, tha ai.

Një koment bëri edhe për vrasjen e protestuesve të 21 janarit.

“Protestat kishin mbetur vetëm punë e PS. Protestuesit e vrarë nga dyert e shtetit trajtoheshin si kriminelë që kishin marrë thjesht atë qe meritonin kurse për drejtësinë vrasjet e ishin gabime teknike”, shtoi Rama.

Sa i përket imazhit të Shqipërisë, Rama tha se dikur lajmet ishin vetëm të zeza në shtypin botëror.

“Lajmet për Shqipërinë ishin sa të rralla dhe te zeza nëpër botë, madje kur flitej thuhej sesa shumë plehra kishte. Shqiptarët nëpër botë nuk guxonin të përmendim emrin e Shqipërisë. Pandëshkueshmëria ishte në sytë e ndërkombëtarëve për Shqipërinë. Për ata që 10 vite më parë ishin fëmijë, kjo tablo mund të duket si pjellë e imagjinatës time por çdo familje shqiptare e ka jetuar dhe e ka të qartë. Sot pasqyra është krejt tjetër”, tha Rama.

Ora 10:09
Rama: Kur erdhëm në pushtet vendi ishte në periudhën më të errët pas vitit 1997! Rendi ishte përtokë

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e deputetëve të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, ku do të flasë për adresimet për qeverisjen, ligjin dhe korrupsionin. Rama tha se e mori drejtimin e vendit në 2013, kur vendi ishte në periudhën më të errët pas vitit 1997.

‘Bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve të cilët na kanë votuar besuar dhe mbështetur në gjithë këto vite. Unë nuk do të ndalem as te gjysmë të vërtetat, as tek shpifjet apo akuzat e rreme. Sot do të përqendrohem vetëm tek të vërteta që lidhen me mirëqeverisjen korrupsionin dhe sundimin e ligjit në Shqipëri 10 vote qysh se ne jemi në detyrë.

Kur shqiptarët na votuan masivisht për të na dhënë mandatin e parë Shqipëria ishte në pikën më të ulët pas ’97. Rendi ishte përtokë. Krimi kishte fituar qetësinë e veprimtarisë së tij në një lojë syllambyllas me shtetin. Vjedhjet ishin kudo. Kërkesa e parë e qytetarëve ishte siguri, siguri, siguro. Korrupsioni harbonte rrugëve në çdo kontakt të qytetarit me shtetin. Qytetarët jepnin ryshfet edhe duke nxjerrë para edhe për një certifikatë.’- tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxx: 08/05/2024 14:49

    Kur do e arrestoje Spak kete te superkorruptuar?

    Përgjigju
  • elona: 07/05/2024 22:29

    N.Q.S DO TA LUFTOSH VERTET KORRUPSIONIN VENDOS DENIMIN 25 VJET DENIM FIKS,, JO 1-25 VJET.,,KUJTON SE PO NA HEDH HI SYVE,,MOR EDI RAMA,,MOR KOKRRA LEGENIT PASKE QENE...

    Përgjigju
  • Niazi: 07/05/2024 20:42

    Bravo Rama! I zoti eshte ai qe analizon punen e vet ,shikon cfare ka bere gabim dhe si do I zgjidhe ne vazhdimesi! Autokorigjimi eshte menyra me e mire per.te.arritur suksesin! Dhe popullli e kupton te.sinqertin dhe endan nga te.marret ne ballkone dhe paralele! 2025 eshte afer dhe fitorja juaj z.Rama behet me e afert dhe me sigurt kur gjerat thuhen hapur dhe me ndershmeri!

    Përgjigju
  • Dine: 07/05/2024 19:26

    Hipokrizi e paster! Ja me Ura si do plackiten nga KM 2 mld € e Evropes per integrimin!

    Përgjigju
  • Turi: 07/05/2024 18:50

    Shoku Enver e kapi grupin e Mehmet Shehut pas 40 vite sundimi te perbashket! Bravo Rama qe i zuri per nje dekade! Epo tani byroja e PS i jep "vijen" e komandantit suprem Kuvendit qe te pastrohemi nga tradheraret. Se Ayyyy nuk ceket nga keto pune.

    Përgjigju
  • sapa: 07/05/2024 18:23

    Ik ore Mashtruesi !Populli do votoje partite e reja politike dhe ju duhet te shkoni ne burg per mosberje te shtetit!Pa perjashtim ti besh shoqeri Saliut,Metes, Bashes,dhe qindra e mijera kriminele me kollare!Ti hane dardhat ty pas shpine?atehere pse rri kryeminister kur je i paafte?Demi qe ti pas krimineleve te tjere i shkaktove ketij vendi eshte i jashtezakonshem sepse ju dhe shprese shqiptareve se do besh shtet.Dhe vazhdon prape me propaganden e qelbesirave per mandat tjeter.Po edhe bari te kishte(te me falin barinjte se jane te nderuar) qene do kishte arritje me te medha ne berjen e shtetit!I thone 11 vjet o mashtrues!Pervecse ju ke bere nder atyre qe njeh te tjeret moren rrugen me keq se ne kohen e tropajanit Sali!Drejtesia duhet te merret me ty serjozisht!

    Përgjigju
  • Desart: 07/05/2024 14:02

    Lufta kunder korrupsionit finalizohet me gjykimin dhe denimin e tradhetarit te fundit te mafies qe ka kapur PS dhe shterin-Edi Rama. Me korruptim u pranua dhe diplomua; punesua; katapultua minister e kre bashkie. Shok per koke kishte dhe ka kreun e sindikates australiane te krimit te organizuar, Tom Doshi; mafies se Durresit, Iljaz Hasanbelliu; gangestereve te Beratit, Fierit e Vlores edhe ata te Shkodres! Antaresimi ne BE eshte pergjegjesi e BE.

    Përgjigju
  • redi: 07/05/2024 11:54

    Korrupsioni eshte shoqerues I demokracise ku me shume e ku me pak . PS eshte suportuesja me Madge reformes ne drejtesi dhe Leo bum ka diskutim ! Aresyet e vertebra te korrupsionit Jane dy kryesoret , zgjedhja e kuadrit shteterir dhe model I ekonomik,per te viler dhe ku so kryinister me i cabinet e Juana.Nuk mund te largohej prof. Cani dhe te vendishe ne hahdut dhe nashtrues so Ahmetaj qe te futi thiken mbas shpine .Si au ne administrate ka shume qefli leaky qe jane propozuar nga ministrat dhe zv.ministration e tuj qe ne qe eri Jane vendosur ne menyre absolute nga ju ! There’d fudge per korrupsionin Jane Jon e sooner a uzive dhe PPP qe per Mia Jane model I deshtuar ne nje kohe qe ekonomia pi even shume mire dhe ka suficit prej 6vitesh

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 07/05/2024 11:25

    Parti, Edvin! Ne fitorje ti na prin!

    Përgjigju
  • Shqiptarja: 07/05/2024 11:15

    Mollët e dardhat e kalbura jane tu te ra ty nje nga nje,beje moral sa te duash,te gjithe i ke hajduta

    Përgjigju
  • Mico-taqi Belerist: 07/05/2024 10:36

    Rama ka plotesisht te drejte.Kurre me kriminele e fytyra te tilla si te Berishes,Metes e Co ne qeveri. Mbeshtetje maksimale Altin Dumanit e SPAKUT per pastrimin e politikes nga spiunet e te korruptuarit qe ndyjne gjithe ambientin politik e per pasoje gjithe shoqerine!Djegin vendin Bardh-oshi e UDB-ashi Noka ne sherbim te klanit te organizuar kriminal nga njera ane dhe nga ana tjeter Noka udheton incognito ne Janine e takohet me klanin Grek per te rakorduar veprimet e perbashketa te tyre armiqesore kunder Shqiperise.Djegin e bllokojne parlamentin me urdher te superagjentit Non Grata per te nxire fytyren e vendit ne arenen nderkombetare dhe jo vetem.Dhe pastaj kerkojne dhe voten e njerezve normale ne kete vend,duke qene vete anormale.Kjo eshte cudia shqiptare.Spiunet e agjentet dhe te ashtuquajturit "politikane" anormale kerkojne mbeshtetjen e njerezve normale!Dhe pastaj fajin ua ka Rama dhe jo koka e tyre eksiqe!

    Përgjigju
  • Vilson: 07/05/2024 08:51

    Shpresojme te shperndaje kete parlament me keta deputete kaq te korruptuar qe ka brenda.

    Përgjigju
  • ZAKAREL: 07/05/2024 08:15

    S DUAM FASADA ME DUAM VEPRA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?