Kryeministri Rama në fjalën e tij para deputetëve dhe ministrave u ndal edhe në reformën në drejtësi. Rama tha se pa vendosmërinë e PS dhe guximin për ta çuar para reformën sot s’do kishim një drejtësi të pavarur. Kreu i qeverisë tha se kanë rrëzuar ‘monumentin e shëmtuar të kulturës së pandëshkueshmërisë’.
Kjo forcë qeverisëse, PS është prej një dekade në luftë për ta bërë Shqipërinë një shtet real dhe të respektuar botërisht, ku mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit të arrij në nivelin e një vendi të BE. Askush më parë, asnjë forcë me peshë që prej shkëputjes së Shqipërisë nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Askush dhe asnjë. Asnjëherë, askush që ka qenë pjesë përbërëse e pushtetit nuk është hetuar dhe gjykuar nga një drejtësi e pavarur siç po ndodh sot. Krenarinë për ardhjen e kësaj dite, vetëm falë luftës vendimtare për Shqipërinë që ne kemi hapur, nuk na e mohon dhe nuk na e merr dot askush. Pa forcën udhëheqëse, guximin dhe vendosmërinë e PS në 10 vite sot nuk do kishte rilindur besimi i shqiptarëve të drejtësia. Nuk do e shihnim, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentin të kulturës së pandëshkueshmërisë.
Lajmi kryesor:
Rama: 'Luftë’ korrupsionit, edhe brenda radhëve tona! Nismën 'Shqipëria 2030' e finalizojmë me integrimin në BE! Tradhtar kush punon për xhepin
SI.E.//ReportTv.al