Sport

U ka shënuar serbëve në Beograd, Sokol Kushta për Report TV: Të fitojmë dhe të lëmë pas anën politike, Serbia rivali direkt

27 Maj, 13:14| Përditesimi: 27 Maj, 13:36

  • Share

Sokol Kushta është një nga ish-futbollistët e Flamurtarit që u ka shënuar serbëve, kjo në Beograd. Në vitin 1987 Flamurtari i tij "trondiste" Partizanin e Beogradit duke i eliminuar nga Evropa. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare dhe specialist futbolli, ai analizon për Report TV ndeshjen e 7 qershorit në Tiranë.

Një përballje Shqipëri - Serbi, aty Ku Kushta thekson se në këtë moment duhet të mendohet vetëm për anën sportive dhe jo faktorët e tjerë, kjo edhe për të evituar presionin tek skuadra. Pas 90 minutave mund të kalohet edhe tek faktorët politikë, por deri në përfundim të ndeshjes rëndësi ka vetëm ana sportive.

“Ne duhet të jemi të kënaqur nëse ekipi kombëtar luan dhe fiton kundër Serbisë. Jo vetëm vë dinjitetin, por tregon se jemi dinjitoz për Kampionatin Botëror. Këtu duke lënë mënjëanë anën politike. Përfitimi i parë është sportiv, se i marrim 3 pikë kundërshtarit tonë direkt", tha Kushta.

Kushta e cilëson Serbinë kundërshtarin kryesor për vendin e dytë në grup, rivalin me të cilin do të luftohet deri në fund ndaj edhe më 7 qershor duhet që sportdashësi te jete lojtari i 12-të për të shkuar tek fitorja.

"Ne dhe tifozët duhet të mbështesim ekipin kombëtar. Duhet të jemi lojtari i 12. Ne duhet ta shohim këtë ndeshje në anën sportive. Kjo ndeshje na sjell shumë përfitim, të marrim tri pikë me kundërshtarin më të afërt. E kemi rival direkt me ne", vijoi Kushta.

Asnjë analizë mbi listën e lojtarëve të thirrur, pasi sipas Kushtës është trajneri ai që vendos dhe mendon për skuadrën ndaj në këtë moment duhet vetëm mbështetje për skuadrën.

Shqipëria luan ndaj Serbisë në Tiranë më 7 qershor dhe tre dite më vonë ndaj Letonisë në transfertë , takime të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, në Grupin K.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?