Kryeministri Edi Rama thotë se ndërtuesit nuk do të lejohen të bëjnë çfarë të duan me fasadat e pallateve, duke paralajmëruar se do të shkohet deri në konfiskim. Rama tha se deri më tani qeveria nuk është lejuar të marrë masa ekstreme për ndërtuesit, pasi kanë përdorur njerëzit si Hamasai, duke i futur nëpër banesa pa mbaruar punimet e pa hipoteka.
“Rritja e rolit të policisë së shtetit, për kontrollin dhe monitorimin e territorit. Forcohet me instrumentë të rinj ligjor dhe u jepet mundësia edhe pushtetit vendor që të ketë një ndërveprim të menjëhershëm me policinë e shtetit lidhur me këtë problematikë. Ka parashikim të reja për moszbatimin e fasadave sipas projekteve. Në Shqipëri operon grupi më i madh i arkitektëve ndërkombëtarë në të njëjtin vend dhe janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë që janë të përshirë nëpër projekte në Shqipëri dhe një pjesë jo e vogël e tyre janë emrat më të mëdhenj në botë. Ndërtuesi bën ca të dojë me fasadën. Fasada është drejta e çdo kujt që nuk banon në atë godinë për të pasur prezantime estetike aty ku jeton. Edhe për fasadën, siç thonë dhe legjislacione të tjera, mund të shkohet deri në konfiskim. Deri sot na i kanë bërë të vështira shumë gjëra, se kanë përdorur njerëzit si puna Hamasit për të mbrojtur vetën, i kanë futur njerëzit pa certifikatë përdorimi, pa mbaruar punimet, pa vënë ashensorët, etj etj. Dhe e kanë bërë të pamundur që të ndërmerren masat ekstreme, se ca do konfiskosh aty, kur njerëzit janë brenda, si do ta bllokosh më tej. Ndryshimi thelbësor që bëjmë me këto ndërhyrje, që s’ka më ujë e drita pa marrë certifikatën. S’ka më që tjetër leje merr e tjetër leje zbaton. Deri për fasadën do shkohet deri në konfiskim”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë e zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti
SI.E./I.M/ReportTv.al
