Foto ilustruese

Kronikë

I kërkoi të ndalonte e të zbriste nga makina, shoferi i dehur qëllon policin në Vlorë

7 Nëntor 2022, 11:15| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 11:16

  • Share

Një polic është qëlluar nga drejtuesi i një automjeti në Vlorë. Efektivi i policisë i ka bërë thirrje një automjeti për të ndaluar dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij të dali nga makina. Shoferi nuk ka pranuar të zbresë.

Më pas efektivi ka thirrur forcat ‘Shqiponja’. Sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar një efektiv me shuplakë.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariat ndërsa polici po merr ndihmën mjeksore në spital. Mësohet se shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet ka qenë nën efektin e alkoolit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?