Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave që i fshihen drejtësisë së huaj, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Këtë herë në pranga ka rënë Olsi Kapllanaj, banues në Ballsh. I riu u kap në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.
Gjykata e L’Aquilas në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon një dënim deri në 24 vjet burgim. 24-vjeçari pritet të eksatradohet drejt vendit fqinj.
Banda që operonte në zonën e L’Aquila për shpërndarjen e drogës u shkatërrua nga policia një vit më parë. Nga hetimet rezultoi se banda kishte vepruar nga 2021 në 2024, ndërsa kishte si veprimtari të sajën shitjen me pakicë të lëndëve narkotike si kokaina. Anëtarët e saj ishin nga Shqipëria, Italia dhe Maqedonia e Veriut, me lidhje familjare mes tyre. Banda drejtohej nga tre persona me kombësi shqiptare, maqedonase dhe ukrainase
Masat e sigurisë që u lëshuan nga autoritetet italiane një vit më parë ishin për: Kujtim Raboshta, Shaban Iseni, Ergys Arrinjeti, Anna Pysanets, Iljas Beshiri, Arminson Hodaj, Latif Ademi, Terenzio Ferrari. Vincenzo Silva, Alessio Cuçhiarelli, Loris Zaçagnini, Elgadaf Hamidi, Alexandru Ionut Enea, Simona Coço, Ardit Hodaj, Michele Franco, Salvatore Riçiardi, Stefania Valente, Arjan Toci, Alvaro Zhupaj, Redjol Zhupai, Aldesar Zhupaj, Domenico Di Pietro, Olsi Kapllanaj, Filsnik Aljia, Egdon Buzalli.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.
Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.
Komente
