Me maskë e kapele, momenti kur protestuesi hedh molotov te protesta para Bashkisë! Rrezikoi qytetarët dhe gazetarët

29 Maj, 10:28| Përditesimi: 29 Maj, 10:42

  • Share

Ky është momenti kur 49-vjeçari Sokol Bushkolaj, hedh molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranë në protestën e organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

Me një bluzë të bardhe dhe flamurin shqiptar, 49-vjeçari mban një maskë kirurgjikale në fytyrë dhe një kapele në kokë, ndërsa hedh molotovë, të paktën 2 prej tyre dallohen në këtë video të siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Në video dëgjohen edhe forcat e policisë që dëgjohen t’i bëjnë thirrje që të mos hedhë lëndë piroteknike.

“Personi me bluzë të bardhë, flamur dhe me kapele të mos hedhë më lëndë piroteknike”, thotë policia.

Një prej molotovëve ra pranë qytetarëve dhe gazetarëve, duke u rrezikuar jetën.


Lajmi kryesor:

Hodhi molotov mes qytetarëve e gazetarëve në protestën para Bashkisë Tiranë, pranga 49-vjeçarit! Nën akuzë për vrasje me dashje (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?