TIRANË- Protestuesi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve duke u hedhur molotov gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për protestuesin Sokol Bushkolaj, 49-vjeç, i cili po ashtu është ndaluar nga uniformat blu edhe në protestën e 8 majit.
Ndaj tij rëndojnë 5 akuza, ndërsa për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, ndaj tij është ngritur akuza vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguroi edhe momentin kur protestuesi i arrestuar sulmon me molotovë. Bushkolaj shfaqet totalisht i maskuar me qëllim që të mos identifikohet nga policia.
I veshur me një bluzë të bardhë, sipër saj mban flamurin shqiptar, me një kapele në kokë, syze dhe maskë e doreza kirurgjikale, 49-vjeçari shfaqet i qetë mes njerëzve të tjerë, kur nxjerr molotovët dhe i hedh në drejt të godinës së bashkisë, ndërsa një prej tyre ra në drejtim të gazetarëve dhe qytetarëve.
Ai shpërfill edhe thirrjet e policisë, të cilët i kërkojnë të mos hedhë molotovë, ndërsa largohet mes pemëve për t'u fshehur.
“Personi me bluzë të bardhë, flamur dhe me kapele të mos hedhë më lëndë piroteknike”, thotë policia.
Ndaj tij rëndojnë është ngritur akuza për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë. Po ashtu militanti i Rithemelimit apo i Partisë së Lirisë akuzohet për "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës".
Ngjarja u dënua nga shoqatat e gazetarëve dhe AMA, të cilat kërkuan që autori të përballet me drejtësinë. Po ashtu, për protestën është vënë në hetim edhe një 22-vjeçar, K.B., banues në Tiranë.
Sokol Bushkolaj
Ky është momenti kur 49-vjeçari Sokol Bushkolaj, hedh molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranë në protestën e organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.
Me një bluzë të bardhe dhe flamurin shqiptar, 49-vjeçari mban një maskë kirurgjikale në fytyrë dhe një kapele në kokë, ndërsa hedh molotovë, të paktën 2 prej tyre dallohen në këtë video të siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Në video dëgjohen edhe forcat e policisë që dëgjohen t’i bëjnë thirrje që të mos hedhë lëndë piroteknike.
“Personi me bluzë të bardhë, flamur dhe me kapele të mos hedhë më lëndë piroteknike”, thotë policia.
Një prej molotovëve ra pranë qytetarëve dhe gazetarëve, duke u rrezikuar jetën.
Shume pakee molotovist po kape policia,ee keqja me e madhe eshte se i kemi gjykatat te korruptuera e po i leshojne,mungesa e organeve te drejtsise bene qe krrimi e rrugaceria ne Shqiperi te kene liri.'
Përgjigju49 vjec hedh molotov,o ishkrete shko dhe puno,lere salen se ka siguruar 10 breza te familjes se tij.tani shko dyerve te gjykates, ti lesh gjithe leket qe ti dha Muli.
PërgjigjuSboheni naj her rob ju joooo
Përgjigjuja cben cecenlliku
PërgjigjuKet fytyr krimineli kalbeni ne burg qe te mallkoj diten qe ka lind . Cfar presim kur te vdesi njeriii ???? Duhet denim shembullor
PërgjigjuTANI QE E FUTET BRENDA HIDHINI CELESAT E QELISE NE NJE LUM QE TE KOMPLETOHET...FYTYRE SHPELLARI
PërgjigjuKeto monstra i ka braktisur evolucioni ne gjysme te rruges!
PërgjigjuLloj mostrash që që nuk përshtaten me njerëzimin. Duhet shumë kohë me i zbutur këto lloj kafshësh.
PërgjigjuKy este kontingjent krimi por policia e ndalon dhe drejtësia qe duam e liron....
PërgjigjuTani te haj m..in e vet brenda ne burg se politikanet qe ky mbron bejn pall
PërgjigjuFatkeqesisht,politikanet bejne palle sese si ky debili, ka plot qe bejne kamikazin per kriminelet e politikes.Tani ta syrgjynosin disa vjet te mira e ndoshta i kthjellohet truri!
Ve bast qe eshte nga bathorja dhe ve bast qe jeton ne tok te zaptuar.
PërgjigjuVe
Përgjigjukajani mor icatnon tan kokcepve ka fushkruja e nalt qe bajn do xhesta.
PërgjigjuDuhet te procedohet penalisht Adriana Kalaja si nxitese. Ajo eshte prononcuar per mediat me 11 maj se e kishte liruar pikerisht kete protestues te dhunshem, Sokol Bushkolaj, dhe u bente thirrje edhe te tjereve qe te vazhdoni keshtu pasi ju nxjerrim ne.
PërgjigjuËshtë e qartë që kemi të bëjmë me një skizofren, i cili duhet të mbyllet në një spital psikiatrik dhe të fillojë të trajtohet me elektroshok.
PërgjigjuPO PSE MOR PLERA , KUR JA HEDHIN POLICVE NUK JA VINI NENIN PER VRASJE E MBETUR NE TENTATIV.... PO POLICET SJANE BIJE NENASH..... APO JANE SA PER TE MBAJTUR PUSHTETIN TUAJ TE KALBUR NGA KOKA....
PërgjigjuSi është e mundur që qindra policë lejojnë këta banditë, këta rrugaçë të ndyrë, që në mes të Tiranës të bëjnë çfaqje të tilla. Këta banditë e rrugaçë janë falangat e Saliut që veprojnë për të krijuar destabilizim dhe duhet të arrestohen nga policia.
PërgjigjuEshte e mundur shoku Hasan se duke lejuar halabaket e PD-se te livadhisin, si ne 98-n, shoku Edi e siguron voten e Hasaneve ne emer te te keqes me te vogel, megjithese s’ka lene xhep shqiptari pa i futur duart.