Merr fund ‘liria’ e Belerit, kthehet në qeli pas betimit si eurodeputet: Kam kërkuar lirinë me kusht! Gjikuria, më i përshtatshëm për Himarën sesa unë

20 Korrik, 10:36| Përditesimi: 20 Korrik, 18:41

  • Share

Në mbyllje të lejës 5 ditore, dhe pasi mori pjesë në konstituimin e Parlament Europian ku u betua si eurodeputet i Greqisë, Fredi Beleri u kthye në qelitë e burgut të Fierit rreth orës 15. 30 minuta të së shtunës, pak para se t’i skadonte afati i lirisë. Beleri shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria, bëri të ditur se ka kërkuar lirinë me kusht dhe se nuk e kishte menduar asnjëherë të mos rikthehej në qeli. Në burg u paraqit fiks në orën kur mbaronte leje, 16:00. 

"Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet. Nuk më vajti në mëndje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem", tha Beleri. 

Ai u shoqërua nga kandidati i ri i opozitës, Petro Gjikuria për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë për postin e kryebashkiakut, ndërsa tha se ai është një figurë më e përshtatshme se vetë ai.

Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!” u shpreh Beleri.

Gjikuria, sipas Belerit nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. 

Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

Beleri iu përgjigj edhe pyetjes për ngjarjen e Peshkëpisë dhe deklaroi se për këtë ngjarje është  gjykuar  dhe rezultoi i pafajshëm. 

Nga ana tjetër, Petro Gjikuria në fjalën e tij të parë për media thotë se i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për tu kthyer në atdhe për të kontribuar për vendin e tij, për të sjell në Himarë një tjetër vizion

Liria e tij e përkohshme 5 ditore, pas lejes së dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, përfundoi në orën 16:00 dhe Beleri do të vazhdojë të qëndrojë në burg edhe për 2 muaj e gjysmë, për të përfunduar dënimin me 2 vite burg për blerje votash.

Në këto 5 ditë liri, ish kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës zhvilloi një sërë takimesh me kryeministrin grek Mitsotakis, figura të tjera të politikës greke ndërsa për mediat e vendit fqinj e quajti arrestimin e tij politik dhe paralajmëroi se do ta dërgojë në Strasburg.

Fredi Beleri shkoi në Strasburg pas lejes 5-ditore që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke lënë qelitë e burgut të Fierit ku vuan dënimin për blerje votash në zgjedhjet e fundit lokale.

Ora 18:28
Ironizon Petro Gjikuria: Iu përgjigja ftesës së Ramës, lashë SHBA për të ndihmuar vendin tim! Mbështetja e Belerit, nder

 

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka shoqëruar sot Fredi Belerin, i cili u kthye në qelinë e Burgut të Fierit për të vuajtur dënimin e mbetur. Në fjalën e tij të parë për media, Gjikuria ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i është përgjigjur thirrjes së tij për t’u kthyer në atdhe dhe për të kontribuar për vendin.

“Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmioj Himarën”, tha Gjikuria në prononcimin për mediat.

Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder.

“Përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne. Mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua.

Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha ai.

Ora 15:55
Shoqërohet nga kandidati për Himarën, Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me mercenarët e pushtetit

Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Report Tv sjell pamjet ndërsa Beleri kthehet në burgun e Fierit, ndërsa shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria.

Në një prononcim për mediat, Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar. Ai vlerësoi kandidaturën e Gjikurisë, duke thënë se nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

Beleri ka deklaruar se asnjëherë si ka shkuar në mend për të mos u kthyer në qelinë e burgut pasi do ta mbaroj dënimin e tij deri në fund teksa ka shprehur mbështetjen për kandidatin Gjikuria.

I pyetur në lidhje me ftesën për bashkëpunim të bërë nga Tavo, Beleri tha se nëse do, të bashkëpunojnë për të nxjerrë Gjikurinë fitues në Himarë.

"Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U kthesa se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona.

Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet.

Nuk më vajti në mëndje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem", tha Beleri. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 21/07/2024 10:07

    Këta grekët e sajuar që kthehen në Himarë!! Do ketë edhe disa shqiptarë të sajuar që kthehen në Himarë. Loja është që të kthehet fuqia punëtore or tej. Në fund asnjë nuk do kthehet e bjerë pre e këtij mashtrimi.

    Përgjigju
  • Titi: 20/07/2024 19:58

    Ky duhet shpallur non grata ne shqiperi

    Përgjigju
    • emigranti: 22/07/2024 17:45

      Pse Tito?

  • jetmir: 20/07/2024 12:17

    Të dy fëlliqësira dhe anti shqipetar jeni,të shitur te agjentura greke.

    Përgjigju
    • Zgjohu ti: 20/07/2024 19:13

      Te gjith Jan legena.mjer Ju QE ziheni per te mbrojt politikanet

    • Zgjohu: 20/07/2024 16:49

      Belerin e prezantonte Rama si armik per te fshehur felliqesirat e tij ne Himare me pronat. Xhaçka dhe Gaçi jane shembull madheshtor. Zgjohu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?