Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Report Tv sjell pamjet ndërsa Beleri kthehet në burgun e Fierit, ndërsa shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria.
Në një prononcim për mediat, Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar. Ai vlerësoi kandidaturën e Gjikurisë, duke thënë se nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.
Beleri ka deklaruar se asnjëherë si ka shkuar në mend për të mos u kthyer në qelinë e burgut pasi do ta mbaroj dënimin e tij deri në fund teksa ka shprehur mbështetjen për kandidatin Gjikuria.
I pyetur në lidhje me ftesën për bashkëpunim të bërë nga Tavo, Beleri tha se nëse do, të bashkëpunojnë për të nxjerrë Gjikurinë fitues në Himarë.
"Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U kthesa se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.
Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona.
Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet.
Nuk më vajti në mëndje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem", tha Beleri.
Lajmi kryesor:
Merr fund ‘liria’ e Belerit, kthehet në qeli pas betimit si eurodeputet: Kam kërkuar lirinë me kusht! Gjikuria, më i përshtatshëm për Himarën sesa unë
SI.E.//ReportTv.al