Josep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt foli pas barazimit dramatik 3-3 që ekipi i tij shënoi në shtëpi kundër Feyenoord në ditën e pestë të ndeshjeve në Champions League.
Guardiola doli në konferencë pas ndeshjes dhe menjëherë të gjithë vunë re gërvishtjet në kokën dhe fytyrën e tij. E gjithë koka i ishte gërvishtur dhe gjaku në hundë ishte i dallueshëm.
“Me gishtat e mi”, tha Guardiola kur u pyet se si ishin bërë gërvishtjet, më pas shtoi: “Doja të lëndoja veten”.
Kujtojmë se deri në minutën e 75-të të ndeshjes Man. City kryesonte 3-0 dhe në harkun e 15 minutave të fundit të ndeshjes pësoi tre gola të evitueshëm, që erdhën edhe për gabimin e tyre.
City ka gjashtë ndeshje radhazi që nuk fiton, pesë nga të cilat humbje në të gjitha kompeticionet dhe është në krizë.