Një 44-vjeçare e identifikuar si Zyhra Korra, është arrestuar nga policia pasi shantazhonte në mënyrë të vazhdueshme në rrjete sociale një 39-vjeçare nga Saranda.
Policia raporton se Zyhra Korra i kishte marrë fillimisht 39-vjeçares 5000 euro dhe se po tentonte që t’i merrte dhe 50 mijë euro të tjera.
39-vjeçarja shantazhohej nga Korra për shkak të dokumenteve të parregullta greke. Zyhra Korra e kërcënonte se nëse ajo nuk do t’i jepte shumat e kërkuara, Korra do të tregonte dhe do t’i digjte letrat 39-vjeçares. Fillimisht 39-vjeçarja i ka dhënë 5 mijë euro, por pasi i ka kërkuar përsëri para, ajo e ka denoncuar në polici Zyhra Korrën.
“Shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, i mori 5000 euro dhe i kërkonte edhe 50 000 euro të tjera, vihet në pranga 44-vjeçarja.
Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases:
Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Report Tv ka siguruar foton e Zyrha Korra 44 vjeç, e cila shantazhonte një 39-vjeçare në rrjete sociale për t’i marrë para.
Zyhra Korra e kërcënonte 39-vjeçaren për shkak të dokumentacionit të parregullt greke që kjo e fundit kishte. Korra e shantaznonte se do t’i digjte dokumentet nëse ajo nuk i jepte paratë e kërkuara.
Fillimisht 44-vjeçarja i ka marrë 5 mijë euro, ndërsa më vonë i ka kërkuar 50 mijë euro, por në këtë moment 39-vjeçarja e ka denoncuar në polici.
Komente
