Një 64-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçar.
Kallëzimi ndaj 64 vjeçarit me banim në qytetin e Vlorës, është bërë një grua, e cila është e afërmja e të miturit.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç”, njofton policia.
Komento