Kronikë
Shëndeti

I nxehti përvëlues në vend, risk për të sëmurët me zemër! Këshillat e mjekut për të ruajtur shëndetin dhe cilat janë moshat më të rriskuara

23 Qershor 2021, 16:40| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 17:07

  • Share

Vendi ynë është pushtuar nga temperaturat e larta që pësuan një rritje të menjëhershme. Një ndër kategoritë më të rriskuara janë qytetarët më sëmundje të zemrës. Mjeku kardiolog, Taulant Gishto thotë se kujdesi në këtë periudhë duhet të fokusohet në tek dieta ushqimore dhe ekspozimi sa më pak në oraret e pikut.

Pacientët në muajt e verës duhet të jenë të kujdesshëm që të kalojnë te një dietë e pasur me jeshillëqe, zarzavate, fruta-perime, gjithashtu një sasi sa më të madhe uji, të paktën 2-3 litra ujë në 24 orë të konsumohet nga çdo i sëmurë kardiak. Kollona e dytë lidhet me mirëorganizimin e orëve të ditës që do të thotë nuk mund të ekspozohen në orët e vapës ose në orët e nxehta në temperaturat e larta sepse kjo çon në dekompesimin e këtyre pacientëve. Pra duhet të kemi parasysh që orarin 11:00 e paraditës me 17:00 të pasdites duhet të jetë sa më pak i ekspozuar në temperaturat e larta”-tha mjeku kardiolog.

Një rëndësi e veçantë thotë mjeku kardiolog duhet treguar dhe në menaxhimin e mjekimit.

Kollona e tretë që është shumë e rëndësishme është menaxhimi i mjekimit që duhet të jetë po aq i kujdesshëm sa edhe në periudhën kur ata nuk janë me pushime. Ndaj çdo pacientë që niset me pushime duhet të jetë shumë i kujdesshëm te menaxhimi i medikamenteve. Dihet që medikamenti kryesor i një pacienti të sëmurë kardikak janë shkarkuesit. Shkarkuesit duhet të menaxhohen shumë mirë me dozim nga mjekut sepse vet organizmi i dehidratuar nga temperaturat e larta dhe me shkarkuesit në mes çon në debulesë, këputje, në lodhje”-u shpreh kardiologu.

Rreziku është më i lartë është tek moshat mbi 45 vjeç për meshkujt dhe mbi 55 vjeç për femrat. Pikërisht kjo grup-moshë duhet të tregojë më shumë kujdes.

Më të rrezikuar janë grup-moshat që janë mbi 45 vjeç te burrat dhe mbi 55 vjeç te gratë. Por nuk mund të themi që kjo është e prerë me thikë pasi kemi patur edhe raste që ka patur fatalitete edhe në mosha më të reja. Pra të sëmurët kardiak që janë të njohur si kardiak janë kategoria më e rrezikuar dhe nga ana tjetër grup popullata mbi 45 vjeç për burrat dhe mbi 55 vjeç për gratë ku futet dhe mosha si faktor risku te kjo grup popullatë duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë ekspozimit në temperaturat e larta”-tha ndër të tjera mjeku.

Mjeku kardiolog, Taulant Gishto shpjegon shenjat për të cilat duhet drejtuar menjëherë pranë urgjencës.

"Apeli im është ky që çdo pacient ose i sëmurë kardiak ose çdo individë që pa dashje mund të kthehet në pacient si pasojë e një dekompesimi të menjëhershëm, në momentin e parë që ndjen dhimbje kraharori një, mbajtje fryme dy, të rrahura të shpejta tre duhet të menaxhohet menjëherë në urgjencën më të parë kardiake. Aktualisht janë hapur qendra të ndryshme urgjencash edhe në bregdet që mund të japin ndihmën e parë dhe mund t’i vihen në ndihmë shumë jetëve të kërcënuara”-apeloi mjeku kardiolog.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik këshillon qytetarët që në ditët e vapës të përdoret krem mbrojtës nga dielli, të mbahet ujë me vete si dhe të përdoren veshje të lehta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?