Politikë

I nxori SMS-të, Blendi Gonxhja i përgjigjet denoncuesit tek Meta, publikon videon që 'presidenti nuk e klikoi që ta shfaqte'

19 Prill 2021, 20:33| Përditesimi: 19 Prill 2021, 20:37

  • Share

'I ke shkruajtur kujt po punon që të ndreqë baltën 'tuaj'! Gjithë të mirat'- me këto fjalë e kishte mbyllur komunikimin në Whats'app, drejtori i DPRRTSH-së, Blendi Gonxhja me Erion Manen, i cili publikoi në presidencë bisedën me këtë të fundit për t'i zgjidhur një problem në lidhje me gjobat, e padrejta sipas tij që kishte marrë nga polica.

Bashkangjitur SMS-së Gonxhja i kishte nisur edhe një video, të cilën Erion Mane nuk e bëri publike. Në një reagim në rrjetet sociale, Gonxhe thotë se Meta nuk e klikoi që të shfaqet një video në monitorin e sallës së presidencës, në kohën kur vëllai i Monika Kryemadhit dhe drejtonte koncesionin e kolaudimit. Në video theksohet se Drini Kryemadhi ka përfituar 400 milionë lekë.

'Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!

A ju kujton gjë Drini Kryemadhi? Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor - ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze! Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!'- shkruan Gonxhja.

 

 

 


Lajmi kryesor:

'Si më kërcënonin me gjoba se postova në FB foton e Kryemadhit', Meta nxjerr sms e biznesmenit: Patronazhistët kanë ngacmuar dhe vajzën time të vogël


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?