Politikë

'Si më kërcënonin me gjoba se postova në FB foton e Kryemadhit', Meta nxjerr sms e biznesmenit: Patronazhistët kanë ngacmuar dhe vajzën time të vogël

19 Prill 2021, 17:28| Përditesimi: 19 Prill 2021, 20:35

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka sjellë prova të cilat sipas tij vërtetojnë se si patronazhistët, kanë kërcënuar me gjoba pronarë biznesesh që nuk janë mbështetës të Partisë Socialistë. Meta ka shkuar deri aty duke thënë se patronazhistët”, i kanë ngacmuar vajzën e vogël, duke e ditur që ajo është pika e tij e dobët. Meta tha se asaj i vijnë mesazhe të ndryshme “ ku i shkruajnë se babai i saj pi shumë”, se “babai i saj ka ngacmuar gruan e Damian Gjiknurin”. Kjo sipas Metës është një kambanë alarmi se si të gjithë shqiptarët janë në survejim qoftë nga postimet e tyre në rrjetet sociale.

“Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël dhe i kishin çuar një lajm sikur unë kisha sulmuar gocën e zotit Damian  dhe ajo më thotë “mos pi më, mos u merr me gruan e tjetrit”, dhe i kishin çuar lajmin “ta marr vesh Damiani me Gruan e tij”, unë thashë me “Gurunë”, se unë nuk jam mësuar të merrem me gratë e tjerëve apo shokët, i çojnë gocës lajme “thuaj babit të qetësohet, të ruajë figurën e presidentit”, tha Meta.

Kjo deklaratë vjen pas denoncimit të një rasti nga një qytetar, i cili thotë se ka në pronësi një agjenci turistike. Sipas tij, ai ishte vendosur në lupën e patronazhistëve, pasi kishte publikuar disa foto në rrjete sociale Facebook të kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe se kishte zhvilluar një takim më presidentin Ilir Meta, për të kërkuar lehtësira gjatë pandemisë. Në këtë denoncim, Meta dhe Erion Mane përfshijë edhe drejtirin e DPRRTSH, teksa ka publikuar bisedat në ËhatsApp, me këtë të fundit. Qytetari pretendon se Gonxhe ishte4 gati që t’i zgjidhte shqetësimin për gjobat e padrejta që kishte marrë, por më pas patronazhishtët i kishin dërguar foto që ai është me LSI-së, e për pasojë Gonxhe i bëri bllok në celular. 

Meta tha se takimi i tij me Manen ka qenë në fillim të pandemisë si përfaqësues i bizneseve të prekura nga COVID-19e, megjithatë, ky nuk rezulton një fakt i vërtetë, pasi siç shihet në rrjetet sociale, Mane ka publikuar që në 2010 një foto me Ilir Metën teksa ishin në një festë dhe duken shumë të afërt më njeri-tjetrin.

Ora 20:33
I nxori SMS-të, Blendi Gonxhja i përgjigjet denoncuesit tek Meta, publikon videon që 'presidenti nuk e klikoi që ta shfaqte'

'I ke shkruajtur kujt po punon që të ndreqë baltën 'tuaj'! Gjithë të mirat'- me këto fjalë e kishte mbyllur komunikimin në Whats'app, drejtori i DPRRTSH-së, Blendi Gonxhja me Erion Manen, i cili publikoi në presidencë bisedën me këtë të fundit për t'i zgjidhur një problem në lidhje me gjobat, e padrejta sipas tij që kishte marrë nga polica.

Bashkangjitur SMS-së Gonxhja i kishte nisur edhe një video, të cilën Erion Mane nuk e bëri publike. Në një reagim në rrjetet sociale, Gonxhe thotë se Meta nuk e klikoi që të shfaqet një video në monitorin e sallës së presidencës, në kohën kur vëllai i Monika Kryemadhit dhe drejtonte koncesionin e kolaudimit. Në video theksohet se Drini Kryemadhi ka përfituar 400 milionë lekë.

'Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!

A ju kujton gjë Drini Kryemadhi? Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor - ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze! Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!'- shkruan Gonxhja.

 

 

 

Ora 18:06
Meta për aeroportin e Kukësit: Është bërë kur kam qenë unë kryeministër, avioni i parë është ulur para 20 vitesh (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta nga presidenca ka komentuar edhe nisjen e fluturimeve në aeroportin e Kukësit, ku ka nënvizuar se avioni i parë është ulur para 20 vitesh. Meta tha se aeroporti është bërë kur ai ka qenë kryeministër, madje shtoi se edhe emrin 'Zyaed', ia ka vënë ai për shkak të princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe.

'Më ndiqni në Facebook tim. Pasi mund të ndodhë që të gjithë tv të përmbyten me reklama dhe shqiptarët të dëgjojnë gënjeshtra që avioni i parë u ul në Kukës dhe avioni parë është ulur para 20 vitesh. Aeroporti është bërë kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe emrin ia vuri Ilir Meta. Kryeministri që erdhi pas Metës, fiku edhe angazhimin e Emiratëve për të pasur linja Abu Dhabi-Kukës, u bë me lekët e Emiratëve të bashkuara arabae. I pari është ulur atje ka qenë princi i Kurorës. Të dashur patronazhistë lajme të tjera do të kemi për ju në orët që vijnë, fuks shteti ka përfunduar një orë e më parë, qytetarë të republikës mos i dorëzoni liritë dhe të drejtat tuaja.'- tha Meta.

Ora 18:02
Kush është i riu që u shit nga Meta si biznesmen, foto së bashku që në 2010

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet Erion Manes që u hoq si biznesmen i ‘Mattias Travel’, denoncoi atë që sipas tij po mbahej në survejim nga patronazhistët prej kohësh. Meta tha se takimi i tij me Manen ka qenë në fillim të pandemisë, kur operatorët turistik kërkonin lehtësira për bizneset. Megjithatë, duket se nuk është kështu, Mane ka një foto në Facebook me presidentin Ilir Meta që daton që në 2010. Në foto që ai ka publikuar në Facebook, duket se është një militant i LSI-së, që sot u përdor nga kreu i shtetit për të sulmuar kreun e DPRRTSH-së, Blendi Gonxhe.

Ora 17:56
Vajza i shkruan Metës: Babi mos pi shumë, mos ngacmo gruan e tjetrit! Reagon presidenti

Presidenti Ilir Meta është shprehur se patronazishtët nuk kanë kursyer as vajzën e tij të vogël, të cilën e ka pikë të dobët.

“Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël dhe i kishin çuar një lajm sikur unë kisha sulmuar gocën e zotit Damian  dhe ajo më thotë “mos pi më, mos u merr me gruan e tjetrit”, dhe i kishin çuar lajmin “ta marr vesh Damiani me Gruan e tij”, unë thashë me “Gurunë”, se unë nuk jam mësuar të merrem me gratë e tjerëve apo shokët, i cojnë gocës lajme "thuaj babit të qetësohet, të ruajë figurën e presidentit”, tha Meta.

Ora 17:52
Biznesmeni tregon bisedën me Blendi Gonxhen: Më dërgoi postimin tim ku mbështesja Monika Kryemadhin në Whats'app, ngela i ofenduar (VIDEO)

Erion Mane, pronar i 'Mattias Travel' ka publikuar ditën e sotme në presidencë bisedat që ka zhvilluar me Blendi Gonxhen, drejtues i DPSHTRR-së, i cili në fund të bisedave mes tyre i ka dërguar një foto të postuar nga Erion Mane në Facebook, ku mbështeste Monika Kryemadhin. Sipas tij nga patronazhistët ai rezultonte mbështetës LSI-së.

'Do thoni ju pse unë ju drejtova presidencës, i jam drejtuar drejtorisë përkatëse, por mora informacioen negative. Më 12 maj 2020 pas një takimi të organizuar në presidencë kemi bërë një takim në presidencë në lidhje me vështirësitë e këtij sektori. Pas këtij takimi, në qershor, unë marr çdo ditë të shtunë gjoba të herë pasherëshme nga autoritetet rrugore. Ky ishte një ligj i rrëzuar. Më kanë thënë që t'u drejtohem gjykatës, por ka një problem pasi në gjykatë zgjat 3 ose tre muaj dhe më bie të rri pa punë për aq kohë. E njëjta situatë më ka ndodhur të shtunën. Vetë polici rrugor i thotë që kjo licencë nuk ekiziston më. Personi që i jepte urdhra i thoshte më dërgo gjobën me foto në Whatsapp. Deri këtu e lash me kaq për tu marrë vetë me këtë çështje dhe pastaj kam takuar Blendi Gonxhen. Ky është Blendi Gonxhe, (Tregon SMS-të) për tu qetësuar dhe vetë i shkruaj në mëngjes.'- tha Mane.

Blendi Gonxhe i ka thënë gjatë bisedës se ai nuk ka pse ti paguaj, pasi këto janë gabime të policisë dhe se do t'i krijonte lehtësi për zgjidhjen e rastit.

Gonxhe: Jo nuk duhet të paguash asnjë lekë! Mos paguani asgjëkundi, do vij personeli me ty për të marrë letrat.

Pas kësaj, Mane ka falenderuar Gonxhen, ndërkohë që ky i fundit i ka dërguar në mesazh një foto të postimit të tij në Facebook, ku kishte publikuar një mesazh mbështetës për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

'Kam postuar një foto të Monika Kryemadhit dhe më tha s'ka gjë edhe pse për ty ne jemi një 'gjethe e kalbur'. Ngela shumë i ofenduar më këtë pjesë. Ai më thotë ‘I ke shkruar kujt po punon të ndreqë baltën tuaj. GJ.M.’ dhe nga ky moment më ka bllokuar.

Pas këtyre gjërave fillojnë të vijnë në formë të qeshure, informacionet për të gjithë familjen time nga patronazhistët. Tek të dhënat e babait është numri i telefonit tim. Patronazhisti Erando Pengili. Fotoja që kisha vënë në ‘Facebook’ ishte e para 2-3 muajve, ndërsa screen shot, thoshte para 2 orësh, që do të thotë ishte bërë më herët.

Pasi nuk mora përgjigje, iu drejtova presidentit. Do kërkoj dhe mbështetjen e ambasadorëve për të marrë azil politik. Jam i rrënuar gjatë gjithë kohës për gjëra që nuk më takojnë. Nëse unë dua të postoj një foto të kryeministrit është e drejta ime, po ashtu dhe të Presidentit dhe të çdo njeriu në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi biznesmeni.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Morgane Piero: 28/05/2021 02:32

    Unë thjesht kisha përvojën time me këtë sit dhe kisha lehtësisht kredinë time, është një bankë e re në internet. www.sucess-finance.com ose adresën e tyre të postës elektronike [email protected]

    Përgjigju
  • Geri: 20/04/2021 05:16

    Gonxhja ka vjedh me albarent sa eshte zhdepur...

    Përgjigju
  • Iris: 20/04/2021 02:46

    More Like,po nga ty e paskemi dhurate emrin e aeroportit?!Po kur i qenke kaq mirenjohes pse nuk ia vure emrin /Zyaed/ njeres prej haleve ku clirohesh ne vilen e Lalezit,qe t'a uroje sa here qe clirohesh nga kapslleku politik qe te ka zene,po ia vure aeroportit qe eshte perfaqeson nje nga zonat kombetare dhe imazhin e tij ?!

    Përgjigju
  • O like hajduti: 19/04/2021 20:49

    O like mos u merzit se mbas votimeve pajtoheni prape me brryla me edi ram brekushen,keni gramozin dhe tigrin qe ju pajton dhe takoheni me brryla

    Përgjigju
  • "Biznesmeni": 19/04/2021 19:42

    O legen "biznesmen" bebe je, te marrin ne krah e te fusin ne presidhjere te mashtrosh? Nga nje ane mire ben se po diskretitoheni si llum qe jeni.

    Përgjigju
  • Zogu: 19/04/2021 19:33

    Ne rastese sms eshte e sakte drejtoju prokuroris!nete kunderten ky biznesmeni te shkoje para drejtesise.

    Përgjigju
  • andrea: 19/04/2021 19:30

    Monika Kryemadhi ka qene "patronazhiste" e gjyshit tim gjate viteve '90 tek zona e shallvareve. E mbaj mend si sot qe kjo grua atehere vajze vinte e lajmeronte per mbledhjet apo e instruktonte per votimet ne partine socialiste.

    Përgjigju
  • raul: 19/04/2021 18:50

    Ti Agush Habib Burgiba do mbahesh mend vetem per haremin hajduto naziskin te Jales te cilin e ke ndertuar vete me floririn e krrabes dhe me oferen 700 mije euro te te ndjerit Dritan Prifti

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ]: 19/04/2021 18:38

    O Ilir Meta pse je tërbuar apo nga që po ndjen erën e burgut. Po burgu për burrat është o Ilir. Pastaj ti mos u mërzit se sdo jesh vetëm në burg aty do vi të bëj shoqëri Sala, Luli , Peço e shum të tjer e aty bëni një parti të re me emrin burgaxhinjt prandaj mos u mërzit mere me dashuri e me qetsi.

    Përgjigju
  • Beni: 19/04/2021 18:28

    Rëndë,shume rëndë Likja.Duhet me u kuru urgjentisht.

    Përgjigju
  • O kafshe: 19/04/2021 17:50

    Kush po te le ty pa gjume o kafshe e kombit.kush ta prishi qetesin kush ta mori dashurin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?