Në ambientet pranë Piramidës pas samitit të Procesit të Berlinit u përurua sot edhe Kolegji Europian në Tiranë, i cili çel edhe aplikimet duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen e cilësoi këtë një moment shumë të veçantë dhe theksoi se për të përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira.
“Ky kampus është dhuratë e madhe nga Europa për Shqipëriën. Por jo vetëm kjo, por një dhuratë e madhe që Shqipëria po i jep Europës. Në këtë vend modern plot energji”, tha presidentja e KE-sw.
Në fund të ceremonisë rektorja Federika Mogherini bëri thirrje që tani të gjithë mund t’i konsiderojnë ambientet e ardhshme të Kolegjit të Europës si shtëpinë e tyre.
"Pra, ajo është shtëpia juaj aq saç është edhe e jona", tha Ursula von der Leyen.
Kliko te link-u në qoftë se dëshiron të jesh pjesë e Kolegjit të Evropës – Kampusi në Tiranë https://www.coleurope.eu/tirana
Lajmi kryesor:
I pari kampus jashtë BE-së, përurohet Kolegji i Europës në Tiranë! Von der Leyen: Dhuratë që Europa po i jep Shqipërisë! Rama: BE-ja do na ketë gjithmonë me vete
M.T/ReportTv.al