I pari kampus jashtë BE-së, përurohet Kolegji i Europës në Tiranë! Von der Leyen: Dhuratë që Europa po i jep Shqipërisë! Rama: BE-ja do na ketë gjithmonë me vete

16 Tetor 2023, 17:48| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 21:23

  • Share

Në ditën e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit 2023, hapi dyert në Tiranë, Kolegji i Europian i Bryzhit (Bruges), Belgjikë me të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, i cili, jo vetëm ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona, por krijon edhe mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij.

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar të hënën për inaugurimin e Kolegjit te Piramida, ishin Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu si dhe liderë të tjerë pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Berlinit.

Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, tha se “po e përurojmë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit këtu në Tiranën e bukur në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të Kolegjit të Evropës që do të udhëheqë rrugën për ngritjen së degës sonë, që do të nisë aktivitetin shtatorin e ardhshëm 2024-2025. Për mua është vërtet nder e kënaqësi, jam shumë krenare”.

Presidentja e Komisionit Evropian, u shpreh se ky kolegj do t’i japë mundësi atyre që do të studiojnë aty të formësojnë të ardhmen e Bashkimin Evropian. Ndërkaq Ursula von der Leyen, theksoi se çelja e një dege të Kolegjit Evropian të Bryzhit në Tiranë ishte një ide e Kryeministrit Edi Rama kësisoj shtoi ky kolegj do të shoqërojë Shqipërinë drejt integrimit të plotë në BE.

“Ky kolegj është dega e tretë. Të parin e kemi hapur në Belgjikë, të dytën në Poloni dhe i treti këtu. Kampusi i dytë u hap në Poloni në mënyrë simbolike në vitin 1990, duke shoqëruar Poloninë drejt rrugës së integrimit në BE, për t’u anëtarësuar. Jam e bindur se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Shqipërinë”, nënvizoi Von Der Leyen.

Në ceremoni, Kryeministri Rama u shpreh se BE është një bekim për vendet e rajonit, sepse është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet.

“Në fund të fundit janë institucionet që bëjnë dallim. E shkuara jonë është përcaktuar nga shumë gjëra të këqija, rezultat i mungesës së institucioneve. Edhe kur disa institucione u ndërtuan, u ndërtuan për së prapthi. Ndaj ndërtimi nga e para e institucioneve demokratike është diçka që nuk mund ta bësh nëse nuk ke BE-në që të mëson ta bësh këtë”, tha Rama.

Një nga mësimet e BE-së, Rama nënvizoi se është të biem dakord që nuk biem dakord dhe si të gjejmë një rrugë për të ecur para.

“Duken si gjëra të thjeshta shumë, por këto i mëson vetëm duke qenë në këtë shoqëri të shkëlqyer të BE-së dhe njerëzve që e kanë mishëruar atë. Falënderoj të gjithë ata nga BE që janë sot këtu, sepse prania juaj fizikisht është një dhuratë zemre, një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë, sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë e kurrë nuk patëm mundësi të zgjidhnim se me kë donim të ishim. Për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte shkëlqyer. Është meritë e popullit shqiptar që zgjedhja e parë e lirë është zgjedhja më e mirë, me BE-në. Gjithmonë na keni me vete, çfarëdo që të bëni dhe ne kurrë nuk do të reshtim së dashuri juve”, tha Rama.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh se momenti në të cilin ndodh ky përurim është vërtet shumë simbolik.

“Kur ju Edi hodhët këtë ide në dhjetor të vitit të shkuar në samitin që bëmë këtu, në fakt mendova që do të duhet kohë që kjo gjë të bëhet realitet, por vetëm pas 9 muajsh ja ku jemi, dhe është vërtetë shumë mbresëlënëse gjithë kjo gjë që kemi bërë”, u shpreh ai.

Në vigjilje të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, dje u zhvillua ceremonia e lançimit të programeve për vitin akademik 2024-2025, i cili do të nisë me 31 studentë. Gjatë ceremonisë, u njoftua edhe nisja e procesit të aplikimeve online për vitin e ardhshëm akademik për studentët që do të studiojnë në Universitetin Europian të Bryzhit, në kampusin e Tiranës.

Ora 18:53
I pari kampus jashtë BE-së, Kolegji i Europës në Tiranë çel sot aplikimet

1697471137_mogerini.jpg

Në ambientet pranë Piramidës pas samitit të Procesit të Berlinit u përurua sot edhe Kolegji Europian në Tiranë, i cili çel edhe aplikimet duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen e cilësoi këtë një moment shumë të veçantë dhe theksoi se për të përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira.

“Ky kampus është dhuratë e madhe nga Europa për Shqipëriën. Por jo vetëm kjo, por një dhuratë e madhe që Shqipëria po i jep Europës. Në këtë vend modern plot energji”, tha presidentja e KE-sw.  

Në fund të ceremonisë rektorja Federika Mogherini bëri  thirrje që tani të gjithë mund t’i konsiderojnë ambientet e ardhshme të Kolegjit të Europës si shtëpinë e tyre.

"Pra, ajo është shtëpia juaj aq saç është edhe e jona", tha Ursula von der Leyen.

Kliko te link-u në qoftë se dëshiron të jesh pjesë e Kolegjit të Evropës – Kampusi në Tiranë https://www.coleurope.eu/tirana

Ora 18:05
Rama: BE do na ketë gjithmonë me vete! Prania juaj këtu në Tiranë është dhuratë zemre

 

Gjatë përurimit të hapjes së Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë kryeministri Edi Rama se BE është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Në fjalën e tij, Kryeministri kujtoi po ashtu një bisedë me një ish-kryeministër të një vendi të BE-së, që ka qenë pjesë e ish-perandorisë sovjetike.

“Kush do ta imagjinonte ndonjëherë në atë kohë kur u konceptua dhe u ndërtua kjo piramidë për një qëllim krejt tjetër që armiqtë mund të vinin një ditë dhe do të bënin këtë pushtim kaq të lirshëm. Askush. Por nga ana tjetër, kujt do t’ia kishte marrë mendja në fund të vitit të kaluar që BE do të ishte kaq e shpejtë për të kaluar nga fjala në vepra. Më pak se një vit dhe ja ku jemi. Dje Presidentja e Komisionit pretendoi çeljen e aplikimeve, sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimit dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh vërtetë dhe është kaq e mahnitshme”, theksoi Rama.

“Kur e pyeta si është jeta në BE, më tha: ‘Në vendin tim ka mijëra njerëz jo vetëm nga kombësi të tjera, por edhe bashkëkombas të mi që na ndjekin hap pas hapi për të kontrolluar çfarë bëjmë në emër të BE-së. Është çmenduri’. Kur unë i thashë po ngremë Kolegjin e Europës më tha: ‘O Zot, po formoni ata njerëz që do t’ju vihen mbrapa tërë kohës se si bëhen gjërat. Është njësoj si një KGB transparente. Nuk mund të luash me ta se të kapin, nuk të torturojnë fizikisht, por me një buzëqeshje’. Dhe unë e di këtë, sepse kryeministri Rutte më mësoi se si mund ta refuzosh një kërkesë duke buzëqeshur”, tha Rama.

“Në fund të fundit janë institucionet që bëjnë dallim. E shkuara jonë është përcaktuar nga shumë gjëra të këqija, rezultat i mungesës së institucioneve. Edhe kur disa institucione u ndërtuan, u ndërtuan për së prapthi. Ndaj ndërtimi nga e para e institucioneve demokratike është diçka që nuk mund ta bësh nëse nuk ke BE-në që të mëson ta bësh këtë”, tha Rama.

“Po, ne ankohemi, ndonjëherë edhe bërtasim. Ka momente që duam të heqim dorë se nuk është e lehtë, është dhimbshme, por është e njëjta rrugë. Nuk ka nevojë të biem dakord për çdo gjë për të jetuar mirë. Cilësia e jetës nuk përcaktohet nga sa biem dakord me njëri-tjetrin, por si nuk biem dakord me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

“Duken si gjëra të thjeshta shumë, por këto i mëson vetëm duke qenë në këtë shoqëri të shkëlqyer të BE-së dhe njerëzve që e kanë mishëruar atë. Falënderoj të gjithë ata nga BE që janë sot këtu, sepse prania juaj fizikisht është një dhuratë zemre, një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë, sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë e kurrë nuk patëm mundësi të zgjidhnim se me kë donim të ishim. Për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte shkëlqyer. Është meritë e popullit shqiptar që zgjedhja e parë e lirë është zgjedhja më e mirë, me BE-në. Gjithmonë na keni me vete, çfarëdo që të bëni dhe ne kurrë nuk do të reshtim së dashuri juve”, tha Rama.

Ora 17:59
Inagurimi i Kolegjit të Europës në Tiranë, Michel: Shqipëria një dritare për të ardhmen tonë Evropiane

1697471700_charlesmichel.jpg

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, në përurimin e Kolegjit Europian në Tiranë, u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen Europiane.

'Kur ju Edi hodhët këtë ide në dhjetor të vitit të kaluar në samitin që bëmë këtu mendova do të duhet kohë, po ja ku jemi. Momenti në të cilin ndodh ky përurim është simbolik në 1992 u krijua dega e Natolinit në Poloni për Kolegjin e Europës dhe ashtu këto vende pas rënies së Perdes së Hekurt, vendet filluan të bëhen gati për anëtarësimin e tyre në BE dhe tashme kemi një datë tjetër të Kolegjit të Euopës në një moment kur Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përpiqen dhe bëheni gati për të ardhmen e tyre në BE. Pra në fakt Shqipëria është një dritare për të ardhmen tonë Europiane për të gjitha gjërat e mrekullueshme që do të ndodhin për rajonin dhe Evropën. Ky kampus do t’ju ndihmojë për tu përgatitur për Europën. E sjellë Rajonin më parën Europës dhe Europën më pranë rajonit. Do të jetë një burim frymëzimi për brezat nga rajoni dhe nga bota. Me kërshëri presim ata që do të përfundojnë studimet në Kolegjin e Europës në Tiranë.’- tha Michel.

Ora 17:56
Përurimi i Kolegjit të Bryzhit në Tiranë, Von der Leyen: Një dhuratë e madhe që Europa po i jep Shqipërisë

 

Gjatë përurimit të Kolegjit të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se hapja e kësaj dege e afron më shumë Shqipërinë me BE. Sipas saj, ky kolegj do të shoqërojë Shqipërinë drejt integrimit të plotë në BE.

“Na u deshën vetëm 9 muaj që ta hapnim kolegjin pas hedhjes së idesë. Ky është moment i veçantë për mua përfaqëson Europën. Këtu do të kemi studentë nga Shqipëria nga i gjithë Ballkani Perëndimor nga BE. Do hedhin themelet si udhëheqës të së ardhmes. Ky kolegj do jetë dega e tretë sepse të parin e kemi në Belgjikë të dytin në Poloni dhe këtu i treti.

Ky kolegj erdhi para se Polonia të bëhej vend anëtar dhe jam e bindur se kështu do të ndodhë edhe me Shqipërinë.

Dje çelëm procesin e aplikimeve. Tani studentë nga e gjithë Europa mund të aplikojnë. Mund të bëni këto studime fantastike duke eksploruar Europën fantastike. Ky kampus është dhuratë e madhe nga Europa për Shqipërinë. Por jo vetëm kjo, por një dhuratë e madhe që Shqipëria po i jep Europës. Në këtë vend modern plot energji. Faleminderit që na keni mirëpritur këtu si kolegj Europe".

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 17/10/2023 03:39

    ,o rama,,ata dalin e vijne ne tirane per week-end...ky do ta shesi si sukses te vetin..te rente damllaja o damlla...

    Përgjigju
  • uffa: 16/10/2023 20:56

    ja dhe nje universitet tjeter e hapen degen europianet, a thua se pak universitete koti kemi ane Shqiperi dhe pak injorante e analfabete funksionale prodhojne cdo vit. tamam nje fasade e asaj qe ne e dime shume mire se cfare eshte ne thelb, ky cirk me personazhe te njohura e te panjohura. Po ca do bejne te shkretet shqiptare ... kjo muzike ehste e kete valle do hedhin te shkretet.

    Përgjigju
  • Aleo: 16/10/2023 19:19

    Super Shqiperia , Super Kryeministri

    Përgjigju
  • poli: 16/10/2023 19:16

    Respekte per ram danocin sepse beri qe te vijne gjithe kreret ne shqiperiiiii

    Përgjigju
  • lele: 16/10/2023 19:16

    Takime shumm te rendesishme te cilat vetem rama ka arrit ti realizoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?