Politikë

I pari në listën e PD në Vlorë, Leskaj me biznesin e vogël: Kërkojmë të ringjallim shtresën e mesme

5 Prill 2021, 14:50| Përditesimi: 5 Prill 2021, 15:14

  • Share

Drejtuesi Politik i Qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike dhe kandidati për deputet, Bujar Leskaj është takuar me pronarët e disa prej bizneseve në lagjet kryesore të Vlorës, së bashku me kandidaten për deputete Nada Mecorapaj.

Leskaj ka parë nga afër situatën e bizneseve teksa ka dëgjuar banorët të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi taksimin, mungesën e konsumit dhe gjobat.

Situata kritike paraqitet më tepër tek biznesi i vogël, ku veç rënies së fuqisë blerëse është shtuar edhe fatura e detyrimeve për të paguar.

 “Kjo është krizë për t gjithë por në veçanti për biznesin e vogël dhe të mesëm dhe janë shumë familje vlonjate të goditura”, tha Leskaj.

“Në të gjithë Evropën bizneset e vogla po mbështeten, ne këtu s’kemi asnjë stimulim, jo vetëm unë por të gjithë bizneset”, tha një nga pronarët e bizneseve të vogla në Vlorë.

“Ne kemi një pikë të veçantë në program që të gjithë bizneset e vogla dhe të mesme do të stimulohen me kredi dhe ndihmë nga shteti”, shtoi Leskaj.

Për drejtuesin politik Bujar Leskaj, pas 25 prillit biznesi do të ketë lehtësirat fiskale që do të rikthejnë mirëqenien.

Ai shtoi se do të përgjysmohen taksat, do të ulët çmimi i energjisë dhe do të jepen kredi të buta në mbështetje të biznesit

“Ne në thelb kërkojmë të ringjallim besimin te shtresa e mesme, përmes stimulimit në treg, me politika fiskale, do të rritet fuqia blerëse, konsumi dhe bizneset e vogla do te jenë shumë të favorizuara”, tha Leskaj.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?