SHKODËR- Një 34-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një person ende të paidentifikuar teksa po ecte në "Urën e Bunës" pasditen e kësaj të hëne.
I plagosuri Vincens Piroli 34 vjeç, ka marrë tre plumba, një në shpatull dhe dy në brinjë, ndërsa më pas është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës.
Ka qenë një familjar i të riut që pas një telefonate nga ky i fundit, e ka çuar me automjetin e tij tip "Ford" në spital, e më pas është larguar. Policia për identifikimin e familjarit, ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit, e ndërsa është e paqartë përse është dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo në atë të Shkodrës ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Dyshime të forta janë ngritur se bëhet fjalë për një atentat, kjo pasi 34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Ulqin.
Hakmarrja është pista kryesore e hetimit, e ndërsa dyshimet janë se 34-vjeçari mund të jetë vrasës me pagesë. Dyshimet lindën sepse në mars të 2017 djali i një malazezi i quajtur Momçillo Gjurishiç ka vrarë me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Pas vrasjes së këtij të fundit, në 4 korrik 2021 u ekzekutua Momçillo Gjurishiç dhe autor kryesor është Vincens Piroli së bashku me një tjetër shqiptar. Pikërisht plagosja e tij sonte mendohet të ketë të bëjë me këtë ekzekutim në shenjë hakmarrjeje.
Për shkak të plagëve të marra, i riu është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar, ndërsa mësohet se gjendja e tij është shumë e rëndë, pasi ka humbur shumë gjak.
Policia ka nisur kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qarkut Lezhë.
Ky është 34-vjeçari, Vincens Piroli, që u la në urgjencën e spitalit të Lezhës me tre plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar, i cili më pas edhe është larguar.
Tre plumba kanë depërtuar trupin e Vincens Piroli një në shpatull dhe dy në brinjë, 34-vjeçarit që u la në spitalin e Lezhës pasditen e kësaj të hënë nga një automjet tip "Ford" nga persona ende të paidentifikuar.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga spitali i Lezhës për të identifikuar personin që solli në spital të plagosurin, çka mund të çojë edhe në zbardhjen e një pjese të ngjarjes.
Mësohet se ngjarja e Pirolit është e rëndë, pasi ka humbur edhe shumë gjak gjatë transportimit të tij në spital.
Vinçens Piroli, 34-vjeçari i cili shkoi i plagosur në spital pasditen e sotme, nuk është një emër i padëgjuar nga policia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. Pak muaj më parë, në tetor të 2021, i riu është shpallur në kërkim nga Mali i Zi, pasi akuzohet se bashkë me Dorian Lalën kanë vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç.
Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017. I biri i Gjurishiç, Savo Gjurishiç, në 2017 ka qëlluar me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Kjo dyshohet të jetë edhe arsyeja e vrasjes së malazezit nga Vinçens Piroli dhe bashkëpunëtori i tij.
Nje vrases me pagese i kerkuar qe leviz i lire nuk kapet nga policia por qellohet dhe e dergojn ne spital dhe policia vet nuk di se cfar ndodh.A e shikoni ne cfar degradimi ka rene policia,fytyra e shtetit,ato qe duhet te na mbrojn nga kriminelet?Ne nje vend ku zoteron ligji i xhungles cfar duhet policia,te marri rrogen nga taksat tona dhe te bredhi me makina komode? Turp per ket shtet te kalbur
PërgjigjuIshte në kerkim derkomtar. Kerkojej nga policija shqiptare???? dhe nuk lan ven pa e kerkuar por se gjete. E gjeti hasmeri pa ja ditur asdresene. Keshtu lete von men idjotat tjere se po vrave do vritesh. Fshiu kete duash dote gjen,, keta tipa ekan daten e skadences te shkutuar.
PërgjigjuShoku i vet e ka vra se nuk i ka dhënë hisen e vrasjes në Ulqin!!
PërgjigjuKeta lasko me dy emra duhen lene te vdesin si qener .Nuk duhet te harxhoj as kohe as para shteti me keta duhet te behet me lig
Përgjigju