Vrau bashkë me një tjetër malazezin, kush është 34-vjeçari që u plagos sot, u la te dera e spitalit nga një person i paidentifikuar

3 Janar 2022, 20:25| Përditesimi: 3 Janar 2022, 21:31

  • Share

Vinçens Piroli, 34-vjeçari i cili shkoi i plagosur në spital pasditen e sotme, nuk është një emër i padëgjuar nga policia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. Pak muaj më parë, në tetor të 2021, i riu është shpallur në kërkim nga Mali i Zi, pasi akuzohet se bashkë me Dorian Lalën kanë vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç.

Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017. I biri i Gjurishiç, Savo Gjurishiç, në 2017 ka qëlluar me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Kjo dyshohet të jetë edhe arsyeja e vrasjes së malazezit nga Vinçens Piroli dhe bashkëpunëtori i tij. 


Lajmi kryesor:

Po ecte në këmbë te 'Ura e Bunës', qëllohet me tre plumba 34-vjeçari, i riu dyshohet vrasës me pagesë, ishte në kërkim për vrasje në Ulqin


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?