I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj ka zbuluar detaje edhe nga vrasja e Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Në lojë për vrasjen e Dorjan Shkozës ishin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë.
Sipas Henrik Hoxhajt vrasjen do e kryente për pak lek pasi bëhej fjalë për çështje personale. Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan. Eljo ka qenë në drejtimin e makinë me të cilën u krye vrasja. Ai tregon se në momentin që ka qëlluar një nga shenjestrat, ka dyshuar nëse kishte vrarë "të duhuri", sepse ai i kishte thënë "nuk jam unë".
“Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë.
Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar . Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.
Lajmi kryesor:
Dosja 'Plumbi i Artë'/ Ardjan Uzuni porositi vrasjen e Filip Gjeloshit për 50 mijë €! I penduari i drejtësisë, Hoxhaj: Ishte me një grua në makinë, ndaj nuk qëllova më
B.K./ReportTv.al