Kronikë

I plas kapsolla në dorë, plagoset djali i drejtorit të OSHEE-së në Librazhd

31 Dhjetor 2019, 19:25| Përditesimi: 31 Dhjetor 2019, 22:20

  • Share

Incidenti i parë nga mjetet piroteknike është shënuar pak orë para ndërrimit të viteve. Një fëmijë 9-vjeçar është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozare raporton se fëmija, U.T, është djali i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd.

Ai ka qenë duke luajtur në afërsi të banesës kur ka pësuar dëmtime në dorë nga shpërthimi i kapsollës që donte të hidhte, por kapsolla i ka plasur në dorë.

Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në spitalin e Librazhdit, por më tej është transportuar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Në Shqipëri, janë të ndaluara me ligj lëndët piroteknike, ku nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. Por ka ende persona që i tregtojnë ato në mënyrë të paligjshme, edhe pse kontrollet e policisë janë shtuar këtë periudhë festash.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?