Pas dy vëllezërve që merreshin me trafik droge në Angli, Jan Prenga ishte një person familjar, i qetë dhe pa konflikte të mëparshme, profesioni i të cilit ishte mobilier. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno raporton se 49-vjeçari Jan Prenga zotëronte një punishte mobilierie në zonën e Kamzës, me të cilën mundësonte mbajtjen e familjes prej 6 anëtarëve.
Edhe pse me një jetë të qetë dhe pa precedentë penal, Jan Prenga nuk mundi të qëndronte jashtë konflikteve të trafikut të drogës së dy vëllezërve të tij. Ai u morr peng dhe më pas u vra nga disa persona që cilësohen si kokat e krimit në zonën e Shijakut, Vlorës dhe Shkodrës. Për pengmarrjen e Jan Prengës janë vënë në pranga 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.
Këta persona akuzohen nga policia se në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë rrëmbyer me dhunë Prengën dhe më pas e kanë çuar në resortin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut. Nga kamerat e sigurisë Prenga hyri me këmbët e tij në resort, por u nxor prej aty i vdekur, edhe pse trupi i tij ende nuk është gjetur.
Pengmarrja e tij ndodhi si pasojë e konflikteve të drogës së vëllai Astrit Prenga, i cili ishte dhe korrieri i grupeve kriminale të Shijakut, Vlorës dhe Shkodrës, i cili nuk pranoi të dorëzonte sasinë e lëndës narkotike duke kërkuar një shpërblim më të madh. Përgjigja e marrë nga bandat e krimit ishte vrasja e vëllait të tij. Ndërkohë që vëllai tjetër i tij Ndrek Prenga rezulton i dënuar në Angli me 8 vite burg po për trafikim droge.
Lajmi kryesor:
Vrasës e trafikantë, kush janë 'kokat' që urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës, 8 në kërkim /EMRAT
G.M./ReportTv.al