Altin Hajri dhe kompleksi 'Golden' ku u mbajt peng dhe u vra Jan Prenga

Vrasës e trafikantë, kush janë 'kokat' që urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës, 8 në kërkim /EMRAT

29 Janar 2020, 18:36| Përditesimi: 30 Janar 2020, 15:15

  • Share

Tre të dyshuar si pjesë të bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër rezultojnë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në 17 janar në Kamëz. Altin Hajri nga Shijaku, M.Bajri nga Shkodra dhe Dritan Rexhepi nga Vlora, dyshohet se janë kokat e këtij krimi të rëndë, ku Jan Prenga, është rrëmbyer për të mos u kthyer kurrë në shtëpi.

Burime nga organi i akuzës thanë për Shqiptarja.com se emrat e tyre dalin në përgjimet e bisedave mes familjarëve të Jan Prengës, djalit të tyre në Angli Astrit Prenga dhe disa prej anëtarëve të grupit Hajri në Shijak. Njëri prej tyre, Dritan Rexhepi, spikatet në kartotekat e policisë kriminale për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike, dhe i arratisur disa herë nga qelitë e burgut. DritanRexhepi, monitoron dhe kontrollon linja të trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të disa vendeve të Bashkimit Europian, ku dyshohet se bashkëpunonme M.Bajrin nga Shkodra dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

Grupi kriminal që vepron në disa shtete të Europës, qëllimin kryesor ka pasur mbajtjen peng të Jan Prengës, njërin nga 4 vëllezërit Prenga, ku synimi ishte për t'i bërë presion Astritit, korrierit të tyre në Angli, për të nxjerrë sasinë e drogës prej 283 kg kokainë, që ky i fundit mbante peng dhe nuk e tregonte destinacionin se ku e kishte çuar. Por me sa duket situata, i ka dalë jashtë kontrollit pasi Jan Prenga në rrëmbim e sipër është qëlluar me sende të forta dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke i mbetur trupi i pajetë në dorë të anëtarëve të bandës Hajri në Shijak.

Nga ana tjetër, familjarët e Prengës deri në momentin e ndërhyrjes së policisë në kompleksin “Golden në Shijak”, në pronësi të Astrit Hajrit nga Shijaku, në asnjë moment nuk kanë bashkëpunuar me policinë, pasi vëllai i tij nga Anglia, Astrit Prenga, i kishte këshilluar të mos kishin asnjë kontakt me uniformat blu.

Për pengmarrjen e Jan Prengës dy ditë më parë u vunë në pranga 5 persona, vëllai, babai, kushëriri dhe shoku i Altin Hajrit, ku i fundit në kërkim, të cilët pas rrëmbimit dyshohet që në bashkëpunim me njëri-tjetrin ta kenë çuar Jan Prengën në resortin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut, ku sipas kamerave të sigurisë, dyshohet edhe ta kenë nxjerrë të pajetë. Bashkë me Hajrin në kërkim janë edhe dy kokat e grupit kriminal, Bajri nga SHkodra dhe Dritan Rexhepi nga Vlora, por edhe 5 të tjerë ende të paidentifikuar nga policia. 

Ora 20:50
I qetë dhe pa konflikte, nga mobilier në duart e bandave për 'hesapet' e vëllezërve trafikantë në Angli

1580216808_janprengafoto001.jpg

Pas dy vëllezërve që merreshin me trafik droge në Angli, Jan Prenga ishte një person familjar, i qetë dhe pa konflikte të mëparshme, profesioni i të cilit ishte mobilier. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno raporton se 49-vjeçari Jan Prenga zotëronte një punishte mobilierie në zonën e Kamzës, me të cilën mundësonte mbajtjen e familjes prej 6 anëtarëve.

Edhe pse me një jetë të qetë dhe pa precedentë penal, Jan Prenga nuk mundi të qëndronte jashtë konflikteve të trafikut të drogës së dy vëllezërve të tij. Ai u morr peng dhe më pas u vra nga disa persona që cilësohen si kokat e krimit në zonën e Shijakut, Vlorës dhe Shkodrës. Për pengmarrjen e Jan Prengës  janë vënë në pranga 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Këta persona akuzohen nga policia se në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë rrëmbyer me dhunë Prengën dhe më pas e kanë çuar në resortin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut. Nga kamerat e sigurisë Prenga hyri me këmbët e tij në resort, por u nxor prej aty i vdekur, edhe pse trupi i tij ende nuk është gjetur.

Pengmarrja e tij ndodhi si pasojë e konflikteve të drogës së vëllai Astrit Prenga, i cili ishte dhe korrieri i grupeve kriminale të Shijakut, Vlorës dhe Shkodrës, i cili nuk pranoi të dorëzonte sasinë e lëndës narkotike duke kërkuar një shpërblim më të madh. Përgjigja e marrë nga bandat e krimit  ishte vrasja e vëllait të tij. Ndërkohë që vëllai tjetër i tij Ndrek Prenga rezulton i dënuar në Angli me 8 vite burg po për trafikim droge.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • EVGJITI I ELBASANIT: 30/01/2020 13:41

    GUSHELLIME FAMILJES.... PORE VRASJA E TIJE SHERBEU QE TE KAPIN GRUPIN ME TE MADHE TE DROGES NUK I DIHET NUMRI.... E I MILONAVE DO TE SEKUSTOHEN SE CDO GJE ESHTE ME TELEKAMRA DHE TELEFONA .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?