Adoleshenti i aksidentuar me jet ski në gjendje të rëndë, mjeku Olldashi: Ngjarja, këmbanë alarmi! Duhen rregulla dhe kontrolle të shtuara

16 Gusht 2023, 17:50| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 19:42

  • Share

Aksidentet nga sportet ujore, ekperimentimi me mjetet lundruese apo kryerja e manovrave në det siç ishte rasti i 4 të rinjve në Himarë që u përplasën me jet ski sjellin në spitalin e traumës dhjetëra pacientë me dëmtime të shumta. Shefi i neurokirurgjisë Fatos Olldashi thotë se në rastin më të keq si ai i 16 vjeçarit të aksidentuar në Himarë, dëmtimtet mund të çojnë në gjendje të pakthyeshme shëndetësore dhe në luftë për jetën.

“Kjo ngjarje ka ndodhur në ujë, pacienti ka rënë në ujë dhe presupozohet se ka ngelur dhe pa oksigjen. Kështu që janë kombinuar disa dëmtime me këtë pasojë me një enjte shumë të rëndë të trurit e cila në këtë situate të jep shumë pak shpresë jete. Në spitalin e traumës paraqiten ato pacientë që kanë dëmtime të rënda siç janë rastet e ndodhura së fundmi. Kryesisht janë dëmtime të shtyllës kurrizore dhe këto hedhjet në ujë, hedhjet në cektinë. Sfidat e mëdha që bëjnë të rinjtë pësojnë dëmtime në pjesën e qafës, për shkak të presionit që ka nga forca e shtytjes që ka koka në një pjesë të forte, Ndodh që kjo force të transmetohet në qafë dhe kemi dëmtime të kockave të qafës e shtyllës kurrizore dhe në disa raste dëmtime të palcës së kurrizit me pasojë dëmtime neurologjike që mund të shkojnë deri në paraliza dhe rrezik për jetën. Pjesa më e madhe janë të riparueshme, por ka dhe raste fatkeqe të cilat bëjnë që të rrezikohet jeta apo të kemi invaliditetet të përhershëm dhe kur kemi dëmtime të qafës, invaliditeti është shumë I rëndë. Bëhet fjalë për tetraplegjikët.”

Mjeku Olldashi thotë se ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si këmbanë alarmi, se rregullat paraprake dhe tabelat orientuese duhen zbatuar dhe dikush duhet të jetë aty për të instruktuar të rinjtë.

“Por duhet të kontrollohen, një instruktazh paraprak , marrjes së një mjeti lundrues, qoftë edhe rregullat bazë që në vendet ku të realizohet hedhja të kemi disa informacione për thellësinë apo ndalimin e hedhjes në atë vend.”- tha mjeku.

Në spitalin e Traumës mesatarisht çdo ditë paraqiten rreth 200 të aksidentuar. Numrin më të shumtë të aksidenteve e zënë aksidentet rrugore, ato në punë dhe aksidentet për shkak të eksperimentimve me sportet ujore.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trenisti: 17/08/2023 00:26

    Po ky sikur eshte shef dhe tek amerikani apo ci q.i temen?

    Përgjigju
  • Iris: 17/08/2023 00:16

    Keta te rinj njelloj do te vepronin edhe sikur te ishin ne toke, ne vend te ujit dhe te kishin makine ne vend te jet-ski.Atyre qe bejne shkelje me makina,u ulin pike,u heqin patenten pa llogarritur gjobat dhe arrestimet.Kurse per mjetet e ujit,arrestimet jane te rralla ne varesi te krimit,por zakonisht i gjobisin me gjoba qesharake dhe u vendosin sekuestrim qe nuk dihet sa zgjat.Per mendimin tim,mjetet ujore te sekuestruara u duhen kthyer vetem ne Dhjetor,mbasi te kete mbaruar sezoni,vetem keshtu vend mend keta.Dhe te jete pa te drejte apelimi sepse sa here keni dhene raste kur shoferet kane tentuar te korruptojne nepunesa per makinat e bllokuara,patenta e hequra e deri per pike e gjoba dhe keto jane makina,po per mjetet ujore c'behet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?